LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet gjeni që largon dhimbjet e forta të lindjes: Vetëm një në 100 gra e ka

Zbulohet gjeni që largon dhimbjet e forta të lindjes: Vetëm një në 100 gra e ka

Disa gra nuk kanë nevojë për lehtësim të dhimbjes gjatë lindjes së fëmijëve – për shkak të një gjeni të rrallë, pohojnë ekspertët

Kemi parë shumë gra shtatzëna të cilat përjetojnë dhimbje të forta nga lindjet, që në fakt është një gjë e natyrshme. Lindjet janë të ndryshme tek çdo grua dhe tek disa është më e vështirë se tek të tjerat.

Përmbledhur të gjitha këto ka një fjalë që i bashkon: Është e dhimbshme.


Por një studim i ri ka zbuluar se disa gra kanë një gjen i cili vepron si epidural natyral që i bëjnë të ndjejnë një nivel shumë të vogël dhimbjesh, njëjtë si me aplikimin e injeksionit të epiduralit.

Sipas shkencëtarëve nga Cambridge 1 në 100 gra e kanë këtë gjen.

Për të gjetur këtë u bë një eksperiment me disa gra, duke u aplikuar dhimbje të ngjashme të lindjes, ngacmim nervor, nxehtësi në trup, presion në të gjithë muskujt dhe zhytje në ujë të akullt në të njëjtën kohë.

Rezultoi se ata që kishin variantin e rrallë të gjenit KCNG4 përjetuan shumë më pak dhimbje sesa të tjerat që nuk e kishin.

Në fakt ky gjen ndihmon në prodhimin e një proteine që kontrollon sinjalet që rrjedhin përmes qelizave tona nervore. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori