LAJMI I FUNDIT:

Kina kërcënon, pasi SHBA urdhëroi mbylljen e konsullatës kineze në Hjuston

Kina kërcënon, pasi SHBA urdhëroi mbylljen e konsullatës kineze në Hjuston

Kina kërcënoi se do të kundërpërgjigjet pasi Shtetet e Bashkuara urdhëruan mbylljen e konsullatës kineze në Hjuston, Teksas, duke e akuzuar Pekinin për veprimtari masive të paligjshme spiunazhi dhe vjedhje të pronësisë intelektuale amerikane.

Konsullatës kineze në Hjuston iu dhanë 72 orë për t’u mbyllur.

Urdhri amerikan u bë i ditur ndërsa Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo po vizitonte Danimarkën, ku u pyet se çfarë e shkaktoi këtë veprim.


“Kemi folur realisht për këtë. Nuk është vetëm pronësia intelektuale amerikane që është vjedhur, por gjithashtu edhe pronësia intelektuale evropiane, duke kushtuar qindra mijëra vende pune, punë të mira për njerëz punëtorë në të gjithë Evropën dhe Amerikën, të vjedhura nga Partia Komuniste Kineze”, tha Sekretari Pompeo.

Sekretari Pompeo tha se vjedhja ka vazhduar për një kohë të gjatë dhe se Kina do të mbajë përgjegjësi.

“Presidenti Trump ka thënë ‘mjaft më’. Ne nuk do të lejojmë që kjo të vazhdojë të ndodhë …”, tha Sekretari Pompeo.

Kina u përgjigj me shpejtësi.

“Kina e dënon me forcë dhe i kërkon palës amerikane që të tërheqë vendimin e gabuar, përndryshe Kina do të marrë përfundimisht një përgjigje të nevojshme dhe të ligjshme”, tha Wang Wenbin, zëdhënës i Ministrisë së Jashtme kineze.

Disa ekspertë thonë se ata nuk presin një ndërprerje të marrëdhënieve diplomatike, por se presin që Kina të përgjigjet me të njëjtën monedhë.

“Mendoj se konsullata amerikane në Wuhan është udhëzuar të mbyllet. Do të jetë interesante të shihet se sa kohë kinezët i japin amerikanëve. Ne me sa duket i dhamë Pekinit rreth 72 orë”, thotë Dean Cheng, nga Fondacioni “Heritage”.

Ndërsa u përhap lajmi për mbylljen, pamjet filmike treguan zjarre brenda konsullatës kineze në Hjuston, me sa duket një përpjekje nga punonjësit për të shkatërruar me shpejtësi dokumentet.

Senatori republikan Marco Rubio tha se mbyllja e konsullatës kineze në Hjuston është e nevojshme, duke e quajtur objektin një nyje qendrore të rrjetit të gjerë të spiunazhit kinez në Shtetet e Bashkuara.

Senatori demokrat Bob Menendez tha se ai dëshiron të kuptojë më mirë konsideratat taktike dhe strategjinë pas vendimit të administratës Trump.

Ndërsa Presidenti Trump shpesh ka lavdëruar Presidentin Kinez Xi Jinping, tensionet midis dy vendeve janë rritur në lidhje me pandeminë COVID-19 dhe masat e sigurisë nga Kina për protestat në Hong Kong. /VOA/

Në trend Botë

Më shumë

"Disa njerëz u vranë këtu, brenda zyrës sonë": Zelensky zbulon se si u përpoqën ta vrisnin në pallatin presidencial

Botë
Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?

Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?

Botë
Zelensky jep versionin e tij rreth telefonatës me Donald Trump

Zelensky jep versionin e tij rreth telefonatës me Donald Trump

Botë
Egjipti dhe Jordania theksojnë 'unitetin' për Gazën, bëjnë thirrje për rindërtim pa zhvendosje

Egjipti dhe Jordania theksojnë 'unitetin' për Gazën, bëjnë thirrje për rindërtim pa zhvendosje

Botë
BE thotë se do të përgjigjet me “kundërmasa të forta dhe proporcionale” ndaj tarifave të shpallura nga Trump

BE thotë se do të përgjigjet me “kundërmasa të forta dhe proporcionale” ndaj tarifave të shpallura nga Trump

Botë
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Hegseth: Ukraina nuk mund të kthehet në kufijtë e vitit 2014

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Hegseth: Ukraina nuk mund të kthehet në kufijtë e vitit 2014

Evropa
Kalo në kategori