Thatësira e madhe e cila ka kapluar vendin, ka bërë që niveli i ujit në liqenin e Batllavës dhe atë të Badovcit të bie për disa metra. Për këtë arsye Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka vendosur që në javën e ardhshme të fillohet me reduktime.
Zona e Matit, zona e ashtuquajtur “Zllatar” si dhe pjesët të cilat janë të ndërtuara mbi rezervarët akumulues, janë vendet ku do të fillohet me këto reduktime.
Kështu ka bërë të ditur ushtruesi i detyrës së kryeshefit ekzekutiv të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, Sokol Xhafa, i cili ka thënë për KP se situata në këto dy liqene nuk është shumë premtuese.
“Gjendja në dy liqenet akumuluese nuk është shumë premtuese të them të drejtën, jemi në stinë të verës dhe nuk është se pritët të ketë reshje. Në liqenin e Batllavës situata është afërsisht 6 metra nën kuotën e kapërderdhës, ndërsa në liqenin e Badovcit është afërsisht 10 metra nën kuotë të kapërderdhës, situatë e tillë është relativisht e rënduar”, thotë ai.
Xhafa ka theksuar se reduktimet do të jenë të ndodhin vetëm natën, kur edhe nevojat janë më minimale.
“Jemi në këtë javë duke bërë disa testime sepse për shkak të temperaturave të larta dhe keqpërdorimit të ujit, në disa pika nuk po arrijnë të furnizohen si duhet, jemi duke bërë disa testime për të filluar disa reduktime të lehta. Besoj që gjatë javës tjetër do të fillojmë me disa masa të reduktimit të furnizimit me ujë, do të jenë natën vetëm atëherë kur nevojat janë minimale. Pjesa të cilat do të afektohen janë zonat e larta siç janë zona e ashtuquajtur te ‘Zllatari’, zona e Matit dhe pjesë të tjera të cilat janë të ndërtuara mbi rezervarët tona akumuluese”, vlerëson ai.
Xhafa, tërhoqi vëmendjen edhe për një çështje tjetër. Ai ka bërë të ditur se serveri si dhe e-mailet zyrtarë të K.R.U “Prishtina” janë sulmuar kibernetikisht dhe se për këtë arsye ka hapur rast në polici.
“Prej pasdites së djeshme (e mërkurë, 22 korrik) serveri ynë zyrtar, e-mailet tanë janë të sulmuara kibernetikisht dhe ende sot nuk kemi arritur t’i kthejmë e-mailat zyrtare. Si duket po ngjason sikur është një strukturë e mirë organizuar që nuk ia duan të mirën Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit ‘Prishtina’ dhe kanë nxjerrë ose po duket sikur kanë nxjerrë një deklaratë sikur ujësjellësi ka dërguar te portalet… E thash më herët kemi pasur një sulm kibernetik për këtë shkak sot kam hapur rastin në polici dhe ata po merren me këtë rast”, thotë ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBabai plagosi të bijën dhe më pas vrau veten, i afërmi: Vajza ishte e divorcuar, fëmijët i kishte marrë i ati
Departamenti Amerikan i Shtetit jep detaje të takimit Allen-Osmani
Babai i Hashim Thaçit flet pas takimit me djalin në Hagë
Ministria e Brendshme paralajmëron se një pjesë e agjencive të pavarura e ekzekutive do të shuhen
Thaçit i shkojnë për vizitë në Hagë prindërit e tij
Zeqiri reagon pas shkarkimit: “Puç” i përgatitur prej kohësh
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare