Kompania Z-Mobile ka thënë se sulmet që po i bëhen në lidhje me rastin e Telekomit kanë për qëllim për të fshehur fajtorin e vërtetë që ka çuar në këtë situatë.
Z-Mobile ka thënë se nuk është fajtori dhe se është pala e dëmtuar në këtë rast dhe Si e tillë ka ndjekur rrugët ligjore për kompensimin e dëmit të shkaktuar ndër vite.
“Po bëhen thuajse dy javë që kompania Z-Mobile, si palë e dëmtuar tash e disa vjet, ka heshtur përballë sulmeve të qëllimshme dhe vazhdueshme për shkak të situatës së krijuar pas lejimit të përmbarimit të borxhit që Telekomi i Kosovës ka. Për çudi askush nuk ka kërkuar një opinion nga ne rreth kësaj çështje. Këto sulme janë të qëllimshme drejt kompanisë Dardafone, siç njihet me emrin tregtar Z-Mobile për të fshehur fajet dhe përgjegjësitë e të tjerëve karshi situatës së krijuar pas vendimit përfundimtar të Gjykatës që lejon përmbarimin dëmit që na është shkaktuar si pasojë e moszbatimit të kontratës për ofrimin e shërbimeve të telefonisë mobile virtuale”, thuhet në reagimin e Z-Mobile.
Reagimi i plotë pa ndërhyrje
Po bëhen thuajse dy javë që kompania “Z-Mobile”, si palë e dëmtuar tash e disa vjet, ka heshtur përballë sulmeve tëqëllimshme dhe vazhdueshme për shkak tësituatës së krijuar pas lejimit të përmbarimit të borxhit që Telekomi i Kosovës.
Për çudi askush nuk ka kërkuar një opinion nga ne rreth kësaj çështje.
Këto sulme janë të qëllimshme drejt kompanisëDardafone.net, siç njihet me emrin tregtar “Z-Mobile” për të fshehur fajet dhe përgjegjësitë e të tjerëve karshi situatës së krijuar pas vendimit përfundimtar të Gjykatës që lejon përmbarimin dëmit që na është shkaktuar si pasojë e moszbatimit të kontratës për ofrimin e shërbimeve të telefonisë mobile virtuale.
Për hir të informimit të drejtë të qytetarëve, “Z-Mobile” vazhdimisht ka kërkuar nga Telekomi i Kosovës që të zbatojë detyrimet e saj që rrjedhin nga kontrata dhe vendimi i Arbitrazhit në Londër.
Por, asnjëherë nuk ka marrë përgjigje meritore për shmangiene kësaj situate detyruese që me anë të përmbaruesit të realizojë kompensimin e këtij dëmi.
Faktet e shkruara dëshmojnë vullnetin tonë për gjetjen e një zgjidhjeje të pranueshme për të dyja palët.
“Dardafon.net LLC”, e njohur me emrin tregtar “Z-Mobile” me 13 prill të vitit 2015 ka iniciuar procedurën e arbitrazhit kundër Telekomit te Kosovës, për shkak të shkeljes së kontratës nga pala e paditur.
Padia në arbitrazh ka pasur të bëjë me mos ofrim të SIM kartela, numra të rijnë dhe shërbime të internetit 3G dhe 4G, si dhe degradimin e shërbimeve.
Tribunali i Arbitrazhit, pas një procedure që zgjati rreth dy vjet, me 9 dhjetor 2016 nxori vendimin përfundimtar me të cilin vërtetoi shkeljen e dispozitave të kontratës dhe shkaktimin e dëmit nga ana e Telekomit të Kosovës, kompanisë “Z-Mobile”.
Telekomi i Kosovës, i pakënaqur me vendimin Arbitrazhit, në bazë të procedurave ushtroi ankesë në Gjykatën e Lartë Mbretërore me seli në Londër, e cila nëmaj të vitit 2017 e vërtetoi vendimin e Arbitrazhit dhe vendosi në favor të“Z-mobile”.
Pavarësisht vendimit përfundimtar dhe të paapelueshëm, Telekomi i Kosovës nuk tregoi asnjëherëgatishmëri qëta ekzekutojë këtë vendim, detyroi Dardafon.net (Z-Mobile) tëiniciojë procedurën e njohjes dhe ekzekutimit të vendimit të arbitrazhit,në Gjykatën Themelore të Prishtinës.
Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Çështje Ekonomike dhe ajo e Apelit e kanë njohur si të ekzekutueshëm Vendimin përfundimtar të Arbitrazhit. Ky vendim është bëre i plotfuqishëm me 1 prill 2019.
Me gjithë lutjet tona për të shlyer detyrimet, Telekomi nuk e ka bërë një gjë të tillë, ani se e ka ditur se secila ditë që kalon është në dëm të ndërmarrjes publike për shkak të kamatave ligjore.
Pos që nuk kanë treguar vullnet për të shlyer detyrimet, vazhdimisht ka bërë veprime që pengonin një gjë të tillë.
Prandaj, nëmungesë te gatishmërisë se Telekomit për pagesën e borxhit nga vendimi i Arbitrazhit, “Z-Mobile” u detyrua të iniciojë procedurën e përmbarimit me datë 7 Korrik të vitit 2019.
Duke e ditur se nuk ka asnjë bazë ligjore, Telekomi i Kosovës ushtroi prapsim kundër këtij propozimi për përmbarim, vetëm e vetëm që ta prolongojnë shlyerjen e borxhit.
Se nuk ishte i bazuar në ligj ky prapsim, e vërtetoi Gjykata e cila hodhi poshtë këtë veprim tëTelekomit, duke lejuar përmbarimin.
Me 6 korrik të këtij viti Gjykata Themelore në Prishtinë mori vendim që të lejohet përmbarimi.
Ligji për Përmbarim i parasheh procedurat e përmbarimit të detyrueshëm, në rast se Debitori nuk e paguan borxhin vullnetarisht. Mungesën e vullnetit për ta bërë një gjë të tillë e kanë dëshmuar tash e tri vjet.
Prandaj, tani kjo është procedurë përmbarimore dhe afatet e përmbarimit janë afate ligjore.
Sulmet kundër “Z-Mobile” janë të qëllimshme për të fshehur fajtorin e vërtetë të sjelljes së kësaj situate.
Sigurisht, “Z-Mobile” nuk është fajtori. Është pala e dëmtuar. Si e tillë ka ndjekur rrugët ligjore për kompensimin e dëmit të shkaktuar ndër vite. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKorporata Rugove lanson në treg produktet e reja të qumështit
Murati sqaron detajet e Skemës së re Sociale, kush mund të aplikojë dhe përfitimet e reja
Diplomë e Burimeve Njerëzore që njihet në Evropë, a ja vlen?
Fivestar Fitness sjell koleksionin më cilësor të veshjeve sportive Fivestar Nation
Shijo këtë verë deri në MAXIMUM!
Zbulo produktet më të reja në Evapify
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Pse çdo prind duhet të zgjedhë këpucët apo atletet Reebok në Melodia Px për fëmijët e tyre?!
Eksploro natyrën dhe ngjit majat me çizmet e duhura
Formësoje trupin me peshën Martes
Rehatohu n’plazh mirë dhe lirë
Për çfarë vibes je – Summer Vibes apo Good Vibes?
Më të lexuarat
“Edhe ti mendon që Kurti është i rekrutuar i Serbisë”, “Unë nuk mendoj, unë e di” – përplasje mes Dibran Hoxhës dhe Lirim Mehmetaj
Po transferohet te Real Madridi, por Mbappe është tifoz i madh i një skuadre tjetër - ia shikon çdo ndeshje
Nikki Haley shkruan në raketën izraelite të drejtuar për në Gaza: Jepuni fund, Amerika e do Izraelin
PSG do ta largojë në huazim – Xavi Simons tashmë ka zgjedhur klubin e tij të ardhshëm
Shkaku i Xavit po largohet një yll nga Barcelona
Biznesmeni shqiptar i drejtohet Besit pas ndarjes nga Xhensila: Të pata thënë, më vjen keq por ke shpëtuar një herë e mirë