LAJMI I FUNDIT:

Ndërpriten punimet për ujësjellësin në Siniçan, forca policore në vendin ku zhvilloheshin punimet

Ndërpriten punimet për ujësjellësin në Siniçan, forca policore në vendin ku zhvilloheshin punimet

SPB-ja e Tetovës thotë se nuk ka ingerenca për ndalimin e punimeve për ujësjellësin e fshatit Siniçan. Por prezencën e pjesëtarëve të policisë në bjeshkë, zëdhënësi i policisë e arsyetoi me sigurimin e banorëve.

“Prezenca e pjesëtarëve të policisë në vendin ku janë duke u zhvilluar aktivitete punuese për ujësjellësin e fshatit Siniçan të Tetovës, është vetëm në funksion të parandalimit të konfliktit eventual mes banorëve të Siniçanit dhe të fshatit Urviç. MPB nuk ka asnjë lloj kompetence as në ndalimin e punës por as me dhënien e lejeve për ndërtimet e këtij lloji”, deklaroi Fatmir Rexhepi, zëdhënës i SPB Tetovë.

Por kreu i Komunës së Bogovinës Albon Xhemaili e thotë të kundërtën.


“Bisedova vet me organet kompetente, me policët, dhe ato ishin shumë të prerë që të ndërpriten punët dhe mos vazhdohet punimi”, u shpreh Albon Xhemaili, kryetar i komunës së Bogovinës.

Banorët e fshatit Siniçan të cilët në bjeshkë punojnë për ujësjellësin akuzuan dje policinë se ua ndërpret punimet. Alsat qëndroi sot në malësi, punimet për ujësjellësin janë ndërprerë ndërsa atje qëndrojnë dhjetëra pjesëtare të forcave speciale.

Fshati Siniçan i Komunës së Bogovinës, me dekada të tëra konsumon ujë të ndotur dhe me bakterin “escherichia coli”. Uji është i ndaluar edhe për përdorim teknik./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Fadil Nura: Tre të vdekur nga aksidenti në magjistralen Mitrovicë-Pejë

Fadil Nura: Tre të vdekur nga aksidenti në magjistralen Mitrovicë-Pejë

Prishtina
Xhamia e shqiptarëve në Damask, Fevziu takon 77-vjeçarin që flet shqip

Xhamia e shqiptarëve në Damask, Fevziu takon 77-vjeçarin që flet shqip

Lajme
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Nesër nis gjykimi, reagon vëllai i Liridona Ademajt

Nesër nis gjykimi, reagon vëllai i Liridona Ademajt

Lajme
Shkoi në spital me të vjella, ndërron jetë 23-vjeçarja shqiptare në Itali

Shkoi në spital me të vjella, ndërron jetë 23-vjeçarja shqiptare në Itali

Kronika e Zezë
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Kalo në kategori