LAJMI I FUNDIT:

Osmani priti në takim lamtumirës Apostolovën

Osmani priti në takim lamtumirës Apostolovën

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim lamtumirës shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, me rastin e përfundimit të misionit të saj diplomatik në Kosovë.

Osmani e uroi Apostolovën për punën e shkëlqyer si përfaqësuese e Bashkimit Evropian në Kosovë si dhe për koordinimin efektiv ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe BE-së.

“Kryetarja Osmani pohoi se Republika e Kosovës qëndron e palëkundur në aspiratën e saj për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Sipas kryetares Osmani, gjatë misionit diplomatik të Apostolovës, prezenca e BE-së është ndjerë pothuajse në të gjitha fushat dhe asistenca nga BE-ja ka ndihmuar në adresimin e problematikave të ndryshme me të cilat ballafaqohen qytetarët e Kosovës në baza të përditshme. Në mesin e tyre, Osmani ka vlerësuar në veçanti edhe angazhimin aktiv të Apostolovës për fuqizimin e grave dhe avancimin e të drejtave të tyre”, thuhet në njoftim për media.


Në fund, Osmani i uroi Apostolovës suksese në angazhimin e mëtejmë dhe e siguroi atë që institucionet e Kosovës do të jenë mikpritëse ndaj shefes së re të Zyrës së BE-së në Kosovë për të
vazhduar bashkëpunimin me BE-në. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nikolloski: Shqipëria nuk do të bëhet kurrë anëtare e BE-së

Nikolloski: Shqipëria nuk do të bëhet kurrë anëtare e BE-së

Politikë
“Ka me pasë shumë akuza, ndoshta edhe arrestime”, Abrashi i LVV-së: Kjo është arma e fundit e opozitës, prokuroria e kapur

“Ka me pasë shumë akuza, ndoshta edhe arrestime”, Abrashi i LVV-së: Kjo është arma e fundit e opozitës, prokuroria e kapur

Lajme
“Me duart tona”: Romët që u detyruan të pastrojnë krimet e Serbisë në Kosovë

“Me duart tona”: Romët që u detyruan të pastrojnë krimet e Serbisë në Kosovë

Lajme
Vrasja në Mitrovicë, Policia: Nuk dihet identiteti i të dyshuarit, hetuesit po punojnë në atë drejtim

Vrasja në Mitrovicë, Policia: Nuk dihet identiteti i të dyshuarit, hetuesit po punojnë në atë drejtim

Kronika e Zezë
Benjamin: Nuk dihet qartë se kush e financon dezinformimin në Kosovë

Benjamin: Nuk dihet qartë se kush e financon dezinformimin në Kosovë

Lajme
Kërkohet prezencë më e madhe e policisë në njëvjetorin e sulmit terrorist në Banjskë

Kërkohet prezencë më e madhe e policisë në njëvjetorin e sulmit terrorist në Banjskë

Lajme
Kalo në kategori