LAJMI I FUNDIT:

Kim Kardashian thyen heshtjen, flet për herë të parë pas pretendimeve të fundit të Kanye West për divorc dhe shtrimin në spital pa dëshirën e tij

Kim Kardashian thyen heshtjen, flet për herë të parë pas pretendimeve të fundit të Kanye West për divorc dhe shtrimin në spital pa dëshirën e tij
Kanye West dhe Kim Kardashian (Foto: Roy Rochlin/Getty Images/Guliver)

Kim Kardashian u lajmërua në Instagram të mërkurën në mëngjes pas deklaratave të fuqishme që ka dhënë së fundmi burri i saj, Kanye West, duke thënë se ajo është ‘e pafuqishme’ dhe e ka quajtur burrin e saj ‘të shkëlqyer, por të ndërlikuar’.

39-vjeçarja tha ‘fjalët e tij ndonjëherë nuk përputhen me qëllimet e tij’ pasi Kanye mbrëmë pretendoi se ai ishte ‘duke u përpjekur të divorcohej’ nga Kim pasi ajo takoi reperin Meek Mill në një hotel.


Në shpërthimin e tij në rrjetet sociale, 43-vjeçari ka thënë se bashkëshortja e tij kishte insistuar të takohej me Meek Mill për të folur lidhur me reformat e burgjeve, ndërsa e ka kritikuar nënën e saj, Kris Jenner, duke e etiketuar si ‘Kris Jong-Un’.

Duke e ndarë në tri pjesë shpjegimin e saj mëngjesin e së mërkurës, Kim tha: “Ata që kuptojnë sëmundjen mendore apo edhe sjelljen e detyrueshme, e dinë që familja është e pafuqishme nëse anëtari nuk është i mitur”.

Ajo u tha 180 milion ndjekësve të saj: “E kuptoj që Kanye është subjekt i kritikave sepse ai është një personazh publik dhe veprimet e tij ndonjëherë mund të shkaktojnë mendime dhe emocione të forta. Ai është një person i shkëlqyer, por i ndërlikuar që në krye të presioneve të të qenit artist dhe një njeri me ngjyrë, i cili përjetoi humbjen e dhimbshme të nënës së tij, dhe duhet të merret me presionin dhe izolimin që është rritur nga çrregullimi i tij biolar.

Kanye West deklaron se Michael Jacksonin e kanë vrarë
Lexo po ashtu Kanye West deklaron se Michael Jacksonin e kanë vrarë

“Ata që janë afër me Kanyen e dinë zemrën e tij dhe i kuptojnë fjalët e tij që disa herë nuk përputhen me qëllimet e tij”, ka shkrur Kim.

West të martën përsëriti pretendimin e tij se gruaja e tij dhe vjehrra ishin përpjekur të shtrinin në spital mes shqetësimeve për mirëqenien e tij pas hyrjes së tij të çuditshme në garën presidenciale të vitit 2020.

“Kris dhe Kim vendosën një deklaratë pa miratimin tim … kjo nuk është ajo që duhet të bëjë një grua”, tha Kanye pas raportimeve që familja Kardashian ishin inatosur nga antikët e tij të fundit. Një burim i brendshëm i tha TMZ të mërkurën se Kardashianët “nuk dinë çfarë të bëjnë” pasi Kanye nuk është “i qartë dhe nuk është i pranueshëm për të marrë ndihmë”.

Kanye West më pas fshiu statusin e tij në Twitter natën vonë.

Kim shkroi të mërkurën në Instagram: “Sikurse shumë prej jush e dinë, Kanye ka çrregullim biolar. Kushdo që e ka këtë ose ka një të dashur në jetën e tyre, i cili e di, sa e ndërlikuar dhe e dhimbshme është të kuptosh”.

“Unë kurrë nuk kam folur publikisht se si kjo ka ndikuar tek ne në shtëpi sepse unë jam shumë mbrojtëse e fëmijëve tanë dhe të drejtën e Kanyet për privatësi kur bëhet fjalë për shëndetin e tij. Por sot, më duket sikur duhet ta komentoj për shkak të stigmës dhe konceptimeve të gabuara në lidhje me shëndetin mendor”.

“Njerëzit të cilët nuk janë të vetëdijshëm ose të larguar shumë nga kjo përvojë mund të jenë gjykues dhe të mos e kuptojnë që vetë individi duhet të angazhohet në procesin e ndihmës, pa marrë parasysh sa përpiqen familja dhe miqtë”.

“Të jetosh me çrregullim biolar nuk zvogëlon ose zhvlerëson ëndrrat dhe idetë e tij krijuese, pa marrë parasysh sa të mëdha apo të paarritshme mund të ndjehen për disa. Kjo është pjesë e gjeniut të tij dhe siç kemi dëshmuar të gjithë, shumë nga ëndrrat e tij të mëdha janë realizuar”, shkroi ajo.

Pretendimet shokuese të Kanyet për divorcim vijnë pasi burimet pranë çiftit kishin pohuar se Kim dhe Kanye, 43 vjeç, tashmë janë ‘duke jetuar larg’ njëri-tjetrit.

Kim Kardashian dhe  Kanye West (Foto: Frazer Harrison/Getty Images/Guliver)

Kim fitoi lëvdata të shumta nga Meek Mill vitin e kaluar, kur reperi e quajti atë një “shoqe të vërtetë” dhe e përshëndeti për ‘bërjen e një pune shumë të mirë’ për reformën në burg, por natyra e takimit të pretenduar në hotel nuk është e qartë.

Meek dhe Kim të dy morën pjesë në një Samitin e Reformës në Drejtësinë Penale në Los Angeles në nëntor të vitit 2018, por ai ishte në Hotelin Jeremy dhe jo në “Waldorf” në Beverly Hills për të cilin Kanye dukej se po i referohej. /Telegrafi/

Kim Kardashian dhe Kanye West (Foto: Dimitrios Kambouris/Getty Images/Guliver)

Në trend Magazina

Më shumë
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Ish-banorja e Big Brother: Luizi më ka bërë bllok, por nuk e di arsyen

Ish-banorja e Big Brother: Luizi më ka bërë bllok, por nuk e di arsyen

Magazina
Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Magazina

"Donaldi të ka shkruar një letër" - Einxhel Shkira befason me praninë në emisionin e Bora Zemanit

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Kalo në kategori