Në Kosovë, në mesin e punonjësve shëndetësorë që janë infektuar me coronavirusin e ri, bëjnë pjesë edhe 8 mjekë anesteziologë dhe 30 infermierë të Klinikës së anesteziologjisë dhe mjekimit intensiv në kuadër të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Nehat Baftiu, drejtor i klinikës së anesteziologjisë në QKUK , i tha Radios Evropa e Lirë se ky profil i punonjësve shëndetësorë janë në kontakt të drejtëpërdrejtë me pacientët e infektuar, andaj sipas tij, kjo është arsyeja e numrit të lartë të anesteziologëve, por edhe infermierëve të infektuar me coronavirusin e ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19.
’’I gjithë stafi i anesteziologjisë dhe mjekimit intenziv duhet me qenë afër fytyrës së pacientit, dhe normalisht që janë infektuar në vendin e punës. Puna me intervenimet jo urgjente është ndalur dhe jemi orientuar tek pacientët me COVID-19, në katër klinika: në infektive, mjekësinë sportive , mjekimin intensiv qendror dhe të tjera, ku po trajtohen pacientët me COVID-19’’, tha Baftiu.
Qendra Klinike Universitare e Kosovës si dhe të gjitha spitalet rajonale në vazhdimësi gjatë viteve të fundit janë përballur me mungesë të anesteziologëve.
Më 1 korrik, drejtori i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi i ka thënë Radios Evropa e Lirë se “infektimi i një numri të lartë të personelit shëndetësor, mund të paraqesë sfidë serioze në trajtimin adekuat të pacientëve”.
Në Kosovë në mesin e të infektuarve me coronavirusin e ri janë edhe rreth 500 profesionistë shëndetësorë, 160 prej të cilëve janë mjekë.
Kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Blerim Syla, bëri të ditur se situata aktuale është mjaft alarmante, pasi siç thotë ai, numri i stafit brenda sistemit publik shëndetësorë, është më i ulët sesa nevojat që kanë klinikat që po trajtojnë pacientët me COVID-19.
“Situata po ndryshon nga dita në ditë. Janë deri në 500 punëtorë shëndetësorë të infektuar. Ne kemi pritur që të punësohen mjekë e infermierë të rinj, në mënyrë që sistemi të mos kolapsojë. Në të kundërtën nëse situata vazhdon kështu, dhe vazhdon infektimi i punëtorëve shëndetësorë – dhe tashmë kemi edhe një rast të vdekjes së mjekut – atëherë do të kemi telashe’’, tha Syla.
Të martën, Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka njoftuar se në Qendrën Klinike Universitare (QKUK) dhe në spitalet e përgjithshme rajonale po trajtohen 541 pacientë, prej të cilëve 291 janë raste të konfirmuara me COVID-19 ndërsa 250 ende janë të pritje të konfirmimit.
Në njoftim theksohet se në trajtim me respiratorë janë 16 raste ndërsa me oksigjenoterapi 295 pacientë.
Që nga mesi i muajit mars, numri i përgjithshëm i të infektuarve në Kosovë ka arritur në 6.045, prej tyre 3.226 janë shëruar.
Raste aktive me coronavirusin e ri aktualisht janë 2.675. Numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 144./REL/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëUshqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci
Eksperti i trafikut bën "ekspertizën" nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik me tre të vdekur, flet për shkaqet e mundshme
Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet
Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve
Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra
Kupchan: Shfaqja e muskujve para SHBA-së e ndihmojnë Kurtin për popullaritet, por është lojë e rrezikshme
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Barcelona do të tentojë transferimin e yllit të Bayernit të cilit i skadon kontrata në fund të sezonit
Njihuni me "ishullin parajsë" në Belize, ku çmimi për një shtëpi nuk është i lirë, por ka shumë për të ofruar
Ky është çifti që thuhet se u gjetën të vdekur, të përqafuar nën rrënoja - pas përmbytjeve shkatërruese në Bosnjë
Ukraina nuk do të anëtarësohet në NATO për sa kohë që unë jam në krye të qeverisë sllovake - thotë kryeministri Fico
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci
Tifozët e Man United po kërkojnë shitjen e një lojtari pas paraqitjes së dobët ndaj Aston Villës