LAJMI I FUNDIT:

Familjarët insistojnë t’u bëhet autopsia të vdekurve nga COVID-19, institutit i duhet urdhëresë nga Prokuroria

Familjarët insistojnë t’u bëhet autopsia të vdekurve nga COVID-19, institutit i duhet urdhëresë nga Prokuroria
Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

Familjarët e personave të cilët kanë vdekur si pasojë e coronavirusit po insistojnë që tu bëhet autopsia të njëjtëve.

Drejtori i përgjithshëm i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu, në një intervistë për Ekonomia Online, ka sqaruar se për tu bërë autopsia të infektuarve që vdesin nga coronavirusi, duhet urdhëresë nga Prokuroria.

“Për shumicën e rasteve tani familjarët po insistojnë që tu bëhet autopsia të njëjtëve, por ka raste të cilat nuk bëhet, por ne punojmë vetëm me urdhëresë të Prokurorisë sepse rasti duhet të hapet në polici dhe në Prokurori dhe nuk bëhet autopsia me kërkesën tonë dhe nuk jemi ne ata të cilët mundemi për t’i liruar rastet”, shtoi ai.


Ndërsa sa i përket dorëzimit të raportit në Prokurori, sa i përket vdekjeve të dyshimta në QKUK nga virusi, Gërxhaliu shtoi se nevojitet kohë për tu bërë analiza specifike.

Tutje, ai tha se në rast nevoje për këto analiza kanë marrë masa për tu dërguar edhe jashtë Kosovës.

“Sa i përket raportit nevojitet kohë për tu bërë analizat specifike. Ne kemi marrë edhe masa të dyfishta në rast nevojë që të dërgohen edhe jashtë Kosovës dhe jemi duke punuar me staf esencial.Marrin kohë edhe përgatitjet laboratorike kështu që për momentin nuk janë të gatshme. I kemi vetëm ato preliminaret për të cilat edhe gojarisht kemi biseduar me prokurorë”, tha Gërxhaliu.

Në trend Lajme

Më shumë
Bronkiti, tuberkulozi e kanceri i mushkërive, doktoresha Mehmeti flet në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Bronkiti, tuberkulozi e kanceri i mushkërive, doktoresha Mehmeti flet në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Shëndetësi
Detaje nga vrasja e djalit të ish-gjyqtarit, gjendet një makinë e djegur në Farkë

Detaje nga vrasja e djalit të ish-gjyqtarit, gjendet një makinë e djegur në Farkë

Lajme
Vritet 28-vjeçari në Tiranë, djali i ish-gjyqtarit për krime të rënda

Vritet 28-vjeçari në Tiranë, djali i ish-gjyqtarit për krime të rënda

Lajme
Zogaj: Do të bëjmë pesë miliardë euro investime për një mandat, 30% të buxhetit të shtetit do ta çojmë në paga

Zogaj: Do të bëjmë pesë miliardë euro investime për një mandat, 30% të buxhetit të shtetit do ta çojmë në paga

Politikë
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej

Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej

Lajme
Ahmeti, Kurtit: Gjuha shqipe në Maqedoninë e Veriut është zyrtare

Ahmeti, Kurtit: Gjuha shqipe në Maqedoninë e Veriut është zyrtare

Politikë
Kalo në kategori