Hoti: Qeveria e Kosovës e vendosur t’u qëndrojë pranë bizneseve të vendit me ulje taksash, subvencione e grante
Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka pritur sot në takim kryetarin e Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, me bashkëpunëtorë gjatë të cilit takim ka theksuar se Qeveria është e vendosur që t’u gjendet pranë bizneseve dhe prodhuesve të vendit, duke u krijuar atyre lehtësi administrative, ulje taksash, subvencione e grante në mënyrë që prodhuesit ta zhvillojnë veprimtarinë e tyre dhe ta ndihmojnë zhvillimin ekonomik të vendit.
Sipas komunikatës për medie, në këtë takim thuhet se u bisedua për gjendjen e përgjithshme ekonomike në vend, sidomos për pasojat që po i ndien sektori privat, për shkak të pandemisë Covid 19.
Hoti gjatë takimit theksoi se, krahas menaxhimit të pandemisë Covid 19, Qeveria e Kosovës e ka prioritet kryesor pakon e rimëkëmbjes ekonomike të vendit, për realizimin e së cilës AKB-në, odat ekonomike dhe shoqatat e tjera të bizneseve i sheh si partnerë të rëndësishëm.
Kryeministri gjithashtu ka theksuar se Qeveria është e vendosur që t’u gjendet pranë bizneseve dhe prodhuesve të vendit, duke u krijuar atyre lehtësi administrative, ulje taksash, subvencione e grante në mënyrë që prodhuesit ta zhvillojnë veprimtarinë e tyre dhe ta ndihmojnë zhvillimin ekonomik të vendit.
Kryetari AKB-së, Agim Shahini e njoftoi kryeministrin Hoti për vështirësitë e shumta me të cilat po ballafaqohen bizneset në vend gjatë gjithë kohës së pandemisë COVID-19. Së këndejmi, ai kërkoi që Qeveria e Kosovës t’i vazhdojë hapat lehtësues për bizneset private, të cilat, siç pohoi ai, në këtë situatë vërtet kanë probleme serioze, ndaj u nevojitet ndihma dhe kujdesi i shtetit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPolicia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Me çka e shijon bukën ma s'shumti edhe pse bash me sugjukun Meka?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe