LAJMI I FUNDIT:

Dyfishohet numri i të infektuarve me coronavirus, Austria rikthen masën e mbajtjes së maskës

Dyfishohet numri i të infektuarve me coronavirus, Austria rikthen masën e mbajtjes së maskës

Austria ka rikthyer masën e mbajtjes së maskës në supermarkete, banka dhe zyra postare, për shkak të rritjes së numrit të personave të infektuar me Covid-19.

Austria ka marrë masat e para në fillim të shpërthimit të pandemisë, në mes të marsit gjersa lehtësoi ato një muaj më vonë, duke shfuqizuar më 15 qershor edhe kërkesën për të mbajtur maska në dyqane dhe shkolla.

Maska për fytyrën janë akoma të detyrueshme në transportin publik, spitalet, barnatore dhe sallonet e flokëve, transmeton Telegrafi.


Gjersa numri i të infektuarve ishte nën 50 persona në ditë në muajin maj dhe qershor, ai është rritur gjatë muajve të kaluar – ku në korrik ka mbi 100 të rinj të infektuar çdo ditë.

Epiqendrat janë rishfaqur brenda dhe rreth kryeqytetit të Vjenës, si dhe në Austrinë e epërme, e cila kufizohet me Gjermaninë dhe Republikën Çeke. Disa nga këto epiqendra kanë qenë të lidhura me Kishën, ndërsa Austria ka raportuar një rritje të rasteve të importuara nga Ballkani, shkruan BBC.

Austria do të bëjë testime më të rrepta për personat që vijnë nga Ballkani gjersa do të zvogëlohen shërbimet fetare dhe Kishat do të mbyllen në rast të infektimit të klerikëve apo punonjësve në instucionet fetare. /Telegrafi/