Ambasadori i Kinës në Mbretërinë e Bashkuar u përball me pamje të marra nga droni, në të cilat thuhet se tregoheshin se si myslimanët ishin me kokë të rruar dhe të lidhur, para se të drejtoheshin drejt një treni.
Dhe siç shkruan Business Insider, përcjell Telegrafi, Liu Xiaoming nuk e mohoi vërtetësinë e pamjeve, të cilat u shfaqën për herë të parë vitin e kaluar, te Andrew Marr të BBC-së, por këmbënguli që thjesht ato mund të tregonin një “transferim normal të të burgosurve” në vend.
Duke parë Liu Xiaoming pamjet, Marr e pyeti: “A mund t’ju pyes pse njerëzit janë gjunjëzuar, i kanë sytë e mbyllur dhe janë të rruar, dhe po çohen në trena në Kinë moderne? Çfarë po ndodh atje?”.
Ambasadori u përgjigj: “Unë nuk e di se ku e keni marrë këtë video. Ndonjëherë kemi një transferim të të burgosurve, në çdo vend”.
Gjithsesi, grupet për të drejtat e njeriut dhe agjencitë ndërkombëtare, përfshirë OKB-në, thonë se qeveria kineze ka burgosur të paktën një milion myslimanë ujgurë dhe pakica të tjera në Xianjing, një rajon perëndimor të Kinës, në kampe “riedukimi”.
Pamjet e dronit, për të cilat Marr tha se ishin verifikuar nga agjencitë e inteligjencës, kanë ngritur shqetësime të reja për persekutimin e këtij grupi.
Ambasadori tha se “i ashtuquajturi” inteligjencë perëndimore “vazhdon të bëjë akuza të rreme kundër Kinës” dhe mohoi sugjerimet që Kina po kryen një program të spastrimit etnik kundër myslimanëve ujgurë. /Telegrafi/
#Marr asks Chinese ambassador to the UK Liu Xiaoming to explain footage from China of handcuffed and blindfolded detained peoplehttps://t.co/PkjcTsClEX pic.twitter.com/RSbrSaOAPT
— BBC Politics (@BBCPolitics) July 19, 2020
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Marrëveshja e armëpushimit midis Izraelit dhe Hezbollahut është “shumë afër” – thotë një burim për CNN
Dronët sulmojnë një rafineri nafte, zjarr gjithashtu në një fabrikë të pajisjeve ushtarake – detaje dhe pamje të “dy shpërthimeve” në Rusi
Përplasje fatale e aeroplanit të mallrave në Lituani, një i vdekur dhe disa të lënduar
Dronët sulmojnë një rafineri nafte, zjarr gjithashtu në një fabrikë të pajisjeve ushtarake – detaje dhe pamje të "dy shpërthimeve” në Rusi
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Zviceranët votojnë kundër zgjerimit të autostradave
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus
Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A