LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Bujqësisë shpall të hapur thirrjen për aplikime për grante dhe subvencione

Ministria e Bujqësisë shpall të hapur thirrjen për aplikime për grante dhe subvencione

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka njoftuar se ka hapur thirrjen për aplikime për grante dhe subvencione për periudhën 2020/2021.

Sipas ministrit të Bujqësisë, Besian Mustafa, shuma e tërësishme e programeve do të jetë 53 milionë euro.


“Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural sot ka hapur thirrjen për aplikime për fermerët, agropërpunuesit dhe bizneset rurale për disa nga masat e Zhvillimit Rural për vitin 2020/2021 dhe për të gjitha masat e Programit për Pagesa Direkte për vitin 2020, me një buxhet gjithsej prej 53 milionë euro”, tha Mustafa në një konferencë për medie, përcjell Telegrafi.

Ai tha se aplikuesit do të përfitojnë 50 për qind paradhënie.

“Duke marr parasysh situatën e pandemisë COVID-19, e cila ka vështirësuar gjendjen e fermerëve dhe bizneseve agro-rurale kemi marr disa hapa që lehtësojnë procesin e aplikimit. Te Programi i Zhvillimit Rural, në bashkëpunim me Bankën Botërore, kemi zhvilluar aplikimin online për grante. Të gjithë përfituesit do të përfitojnë 50 për qind paradhënie me garancion bankar, duke e rritur kështu likuiditetin”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Grand Residence Prizren
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Ekonomi
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori