LAJMI I FUNDIT:

Messi zgjidhet golashënuesi i sezonit në La Liga, fiton trofeun Pichichi për herë të shtatë në karrierë

Messi zgjidhet golashënuesi i sezonit në La Liga, fiton trofeun Pichichi për herë të shtatë në karrierë

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi, ka fituar çmimin e golashënuesit më të mirë të sezonit në La Liga, i njohur ndryshe si Pichichi dhe ky ishte trofeu i shtatë i këtij lloji në karrierë.

Sulmuesi argjentinas vazhdon të shkruaj histori në futbollin botëror dhe në veçanti në kampionatin spanjoll, La Liga.


Ai ka arritur edhe një herë ta fitojë çmimin e golashënuesit të sezonin në La Liga, i cili njihen ndryshe si trofeu Pichichi.

Messi shënoi 25 gola për Barcelonën në La Liga për ta veten duke përfunduar mbi vendin e dytë të Karim Benzemas në tabelën e golashënuesve, me sulmuesin e Real Madridit që mbylli sezonin me 21 gola.

Ky është sezoni i katërt me radhë që Messi ka përfunduar në krye të renditjes së golashënuesve ​në kampionatin elitar të Spanjës – seria më e gjatë e çdo lojtari në La Liga, pasi Hugo Sanchez bëri të njëjtën gjë në vitet 1980.

Golat e këtij sezoni nuk krahasohen me sezonin më të mirë të Messit, i cili shënoi 50 gola më 2011/12 ose 36 gola që ai shënoi vitin e kaluar, por janë të mjaftueshme për të fituar Pichichin edhe këtë herë.

Me këtë çmim të fituar, gjashtë herë fituesit i Topit të Artë shkon në kuotën e shtatë Pichichi të fituar në karrierën e tij shumë të pasur.

Edhe në moshën 33 vjeç, rëndësia e Messit për Barcelonën është e qartë, pasi ka shënuar 25 nga 86 gola në total apo 29 për qind e golave ​​të ekipit këtë sezon. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tyson Fury vs Oleksandr Usyk - edhe pak minuta kanë mbetur për meçin e madh

Tyson Fury vs Oleksandr Usyk - edhe pak minuta kanë mbetur për meçin e madh

Boks

"Kemi takuar Mourinhon dhe kemi zgjedhur detajet në aspektin financiar" - portugezi mund të drejtojë dy futbollistët shqiptarë

Ligat tjera
Cristiano Ronaldo dhe Anthony Joshua prezent në meçin e shumëpritur mes Fury dhe Usyk

Cristiano Ronaldo dhe Anthony Joshua prezent në meçin e shumëpritur mes Fury dhe Usyk

Boks
Kujtojmë boksierin shqiptar që ishte bërë shkaktar i anulimit të meçit mes Fury dhe Usyk

Kujtojmë boksierin shqiptar që ishte bërë shkaktar i anulimit të meçit mes Fury dhe Usyk

Boks
Deçiqi i Tuzit, kampioni në Mal të Zi për herë të parë në histori

Deçiqi i Tuzit, kampioni në Mal të Zi për herë të parë në histori

Ligat tjera
Superkompjuteri zbulon rezultatin e meçit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk

Superkompjuteri zbulon rezultatin e meçit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk

Boks
Kalo në kategori