LAJMI I FUNDIT:

Agjent i De Bruyne: Klubet e mëdha e dinë që ai është i lumtur te Man City

Agjent i De Bruyne: Klubet e mëdha e dinë që ai është i lumtur te Man City
Kevin De Bruyne (Foto: Peter Powell/Pool via Getty Images/Guliver)

Agjenti i Kevin De Bruyne, Patrick de Koster ka thënë se klubet nuk e shqetësojnë atë me thirrje për yllin e Manchester Cityt, pasi e dinë se ai nuk dëshiron të largohet nga Etihad.

City arriti të fitojë betejën me Fair Play Finaciar, pasi ankesa e tyre është aprovuar dhe dënimi prej dy vitesh mos-pjesëmarrje në Ligën e Kampionëve është hequr.


Ky vendim i anuluar ka bërë që disa lojtarë kryesorë të skuadrës të mos e mendojnë më largimin nga Etihad dhe njëri nga ta është belgu De Bruyne.

Van Persie zbulon tre favoritët kryesorë për ta fituar Topin e Artë, lë jashtë listës Messin dhe Ronaldon
Lexo po ashtu Van Persie zbulon tre favoritët kryesorë për ta fituar Topin e Artë, lë jashtë listës Messin dhe Ronaldon

Është vet agjenti i mesfushorit kreativ i cili ka treguar se lojtari është i lumtur në Etihad.

“Njerëzit gjithmonë më kanë pyetur nëse Kevin do të largohet nga Manchester City pa Ligën e Kampionëve”, ka thënë fillimisht De Koster për HLN.

Guardiola: De Bruyne është mesfushori më i miri në botë
Lexo po ashtu Guardiola: De Bruyne është mesfushori më i miri në botë

“Gazetat e trilluan këtë kur ai ende ka tre vjet kontratë”.

“Klubet e mëdha nuk e thirrën. Ata munden, por nuk e bën. Njoh njerëz të mirë nga Barcelona, PSG dhe Juventusi, por nuk kam marrë një telefonatë muajve të fundit, pasi e dinë së ai është i lumtur te City”, përfundoi agjenti i De Bruyne. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Bundesliga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori