LAJMI I FUNDIT:

Radari i motit britanik zbulon tufa të mëdha të milingonave që fluturojnë mbi Angli

Radari i motit britanik zbulon tufa të mëdha të milingonave që fluturojnë mbi Angli

Milingonat fluturuese shfaqen befas në radarin e motit në Angli.

Shërbimi Meteorologjik Britanik (Met Office), ishte befasuar kur në radar ishin shfaqur grumbuj me milingona, që dukeshin si pika shiu.

“Nuk bie shi në Londër, Kent ose Sussex, por radari ynë pretendon ndryshe”, thuhet në shkrimin në Twitter.


“Radari tregon një tufë milingonash fluturuese mbi juglindje”.

Në ditë të ngrohta, të lagura dhe pa erë gjatë verës, milingonat mund të shfaqen në një numër të madh.

Ditët si kjo njihen ndryshe edhe si Flying Ant Day. Insektet dalin nga foletë e tyre për t’u bashkuar.

Nuk është gjithmonë një grumbullim kaq i madh. Në të kaluarën, kafshët shkaktuan vazhdimisht probleme në turneun e tenisit në Wimbledon. /Telegrafi/