LAJMI I FUNDIT:

Vdes një 61 vjeçar nga Fushë Kosova i prekur me COVID-19

Vdes një 61 vjeçar nga Fushë Kosova i prekur me COVID-19

Sot rreth orës 10:20 ka ndërruar jetë një burrë i moshës 61 vjeçare nga Fushë Kosova, i cili ka qenë i infektuar me COVID-19.

Ratin e ja konfirmuar zëdhënësi i kësaj komune, Ali Topalli.

“Rasti që ka qenë me Covid-19, është i lindur më 1957 dhe është nga komuna e Fushë-Kosovës”, tha ai, për ‘Zërin’.


Kujtojmë se sot gjatë ditës në spitalin e Pejës ka ndërruar jetë edhe një burrë i moshës 67 vjeçare që ka qenë i infektuar me COVID-19.

Ndërs ISHPK, ka njoftuar se në 24 orët e fundit, në Kosovë kanë vdekur pesë persona që kanë qenë të infektuar me koronavirus, ndërkaq autoritetet kanë regjistruar edhe 118 raste të reja me COVID-19, sëmundjen që e shkakton ky virus.

Këto të dhëna dalin nga testimi i 489 mostrave për coronavirus.

Përmes një njoftimi për media, Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njoftojnë se numri i përgjithshëm i të vdekurve nga koronavirusi ka arritur në 135. Aty thuhet se rastet me fatalitet kanë pasur sëmundje shoqëruese, por nuk jepen më shumë detaje.

Gjatë 24 orëve të fundit, nga coronavirusi janë shëruar 157 pacientë, duke çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 2,968.

Sipas të dhënave të fundit, numri i përgjithshëm me COVID-19 në Kosovë, ka arriturnë 5,735, ndërkaq raste aktive vazhdojnë të jenë 2,632. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori