Instituti për Politika Sociale “Musine Kokalari” ka publikuar raportin “Monitoruesit Social e Demokratik”, me ç‘rast u tha se vendimet e Qeverisë të cila u vendosën për shkak të pandemisë, e që kufizuan lëvizjen e lirë të qytetarëve, nuk kanë bazë ligjore e kushtetuese.
Hulumtuesi i këtij raporti, Naim Jakaj, ka thënë se vendimet e Qeverisë kanë qenë pa bazë ligjore, derisa ka theksuar se kërkojnë nga deputetët e Kuvendit që të propozojnë të ndryshojnë dhe të miratojnë çdo legjislacion në mënyrë që ky kufizim për shkak të fatkeqësive siç është rasti i COVID-19, të bëhet me vendim të Kuvendit përmes ligjit kur kufizimet janë të nevojshme për t’i mbrojtur qytetarët.
“Siç e dini muaj më parë Qeveria ka marrë vendim në lidhje me masat për parandalimin e COVID-19. Pa kaluar shumë ditë Qeveria shkoj më tej duke marrë edhe masa të tjera të cilat janë drastike e që përbëjnë ndalimin e lëvizjes së qarkullimit për qytetarë dhe automjete. Ky vendim i atëhershëm u bë duke mos i analizuar mirë bazën kushtetuese dhe ligjore që aplikohet në Kosovë, por ai vendim u shpall pastaj i pa vlefshëm dhe në kundërshtim kushtetutën. U evidentua përmes këtij aktgjykimi cenimi i të drejtave të njeriut lidhur me mungesën e bazës ligjore në raport me masat që janë ndërmarr prej Qeverisë. U rritën deviacionet dhe fenomenet siç janë dhuna në familje si pasoj e drejtpërdrejte e zbatimit të masave, ndërsa mos shpjegimi i duhur i këtyre masave rezultojë me arrestime të shumta…Instituti për politika sociale kërkon nga deputetët e kuvendit që të propozojnë të ndryshojnë dhe të miratojnë çdo legjislacion në mënyrë që ky kufizim për shkak të fatkeqësive siç është rasti i COVID-19 të bëhet me vendim të kuvendit përmes ligjit kur kufizimet janë të nevojshme për t’i mbrojtur qytetarët”, ka thënë ai
Ndërsa, drejtor Ekzekutiv i Institutit, Visar Ymeri, ka thënë se ky monitorues është një përmbledhje statistikore të efekteve të pandemisë, në raport me të drejtat e njeriut e demokracinë, si dhe të efekteve sociale të vendimeve dhe të masave institucionale, të ndërmarra për t’u ballafaquar me krizën shëndetësore e ekonomike.
“Ky monitorues është një përmbledhje statistikore e disa prej fushave të cilat kanë ndodhur në kohën e karantinimit dhe që kanë qenë të ndikuara drejtpërdrejtë nga pandemia covid-19…Në numrin e parë të monitoruesit të cilin po e publikojmë sot i kemi vënë në pah disa aspekte të të drejtave të njeriut dhe mënyrën se si janë afektuar të drejtat e njeriut nga vendimet Qeveritare si rrjedhojë e pandemisë si dhe ndikimin social që e ka pasur pakoja emergjente e miratuar nga Qeveria në mars e cila për qëllim ka pasur të përballët me problemet ekonomike dhe sociale që kanë lindur si rezultat i pandemisë”, ka thënë ai.
Ky projekt është financuar nga European Endowment for Democracy.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit – shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Dosja – E dashura e Safet Bajrit arrestohet në lidhje me vrasjen e Fatbardh Licit

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës