Shkencëtarët britanikë kanë identifikuar gjashtë nivele të sëmundjes së COVID-19, të cilat ndryshojnë nga një grup simptomash.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, studimi u krye nga shkencëtarët e “King’s College London”, të cilët analizuan të dhënat nga një aplikacion për gjurmimin e simptomave të coronavirusit.
Ekipi potencoi se gjashtë nivelet e sëmundjes lidhen edhe me shkallën e ashpërsisë së infeksionit, dhe të njëjtat mund të paralajmërojnë për nivelin e rrezikut të virusit.
Gjetjet mund të ndihmojnë mjekët të parashikojnë se cilët pacientë me COVID-19 janë më të rrezikuar, dhe sa prej tyre mund të kenë nevojë për trajtim spitalor.
“Nëse mund të parashikoni nivelin e rrezikut të këtyre pacientëve në ditën e pestë, atëherë ju do të keni kohë t’ju jepni atyre ndërhyrje të hershme”, tha Claire Steves, anëtare e studimit.
Ndërkohë, përveç kollës, etheve dhe humbjes së shijes, si tre simptoma të theksuara nga COVID-19- të dhënat e aplikacionit treguan edhe për simptomat e tjera si dhimbje koke, dhimbje të muskujve, lodhje, diarre, konfuzion, humbje të oreksit dhe gulçim.
Studimi i lansuar të premten, i cili pritet të rishikohet edhe nga shkencëtarët e tjerë, përshkroi gjashtë nivelet e COVID-19 si më poshtë;
1.Sikurse gripi: Dhimbje koke, humbje e shijes, dhimbje e muskujve, kollë, dhimbje të fytit, dhimbje në gjoks, pa ethe;
2. E ngjashme me gripin: Dhimbje koke, humbje e shijes, kollë, dhimbje e fytit, ngjirje, ethe, humbje e oreksit;
3.“Gastrointestinal”: Dhimbje koke, humbje e shijes, humbje e oreksit, diarre, dhimbje të fytit, dhimbje në gjoks, pa kollë;
4. Nivel i rëndë, lodhje: Dhimbje koke, humbje e shijes, kollë, ethe, ngjirje, dhimbje në gjoks, lodhje;
5. Niveli i dytë i rëndë, konfuzion: Dhimbje koke, humbje e shijes, humbje e oreksit, kollë, ethe, ngjirje, dhimbje e fytit, dhimbje në gjoks, lodhje, konfuzion, dhimbje muskulore;
6. Niveli i tretë i rëndë, barku dhe frymëmarrja: Dhimbje koke, humbje e shijes, humbje e oreksit, kollë, ethe, ngjirje, dhimbje e fytit, dhimbje në gjoks, konfuzion, dhimbje muskulore, gulçim; diarre, dhimbje barku.
Studiuesit thonë se pacientët me nivelet 4,5 dhe 6, kanë më shumë gjasa të hospitalizohen dhe të pranohen në oskigjeno-terapi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Presidenti i Kolumbisë u bën thirrje migrantëve në SHBA që të japin dorëheqjen nga puna dhe të kthehen në atdhe
Astronomët kanë shënjestruar një asteroid që është nisur drejt Tokës – çfarë duhet të dijmë
Cilat shtete ballkanike po protestojnë kundër çmimeve të larta të produkteve ushqimore?
Astronautja e NASA-s bën histori, vendos rekordin si gruaja që shpenzoi më shumë orë jashtë anijes kozmike në hapësirë
Cilat shtete ballkanike po protestojnë kundër çmimeve të larta të produkteve ushqimore?
A do të zbulojnë sekrete të reja dokumentet për vrasjen e Kennedy dhe King?
AstraZeneca anulon planet për ndërtimin e një fabrike 450 milionë paundëshe për prodhimin e vaksinave në Liverpool
Protestat në Serbi - shkelen me veturë dy mjeke
Ekspertët e BE-së paralajmërojnë për kalimin e gripit të shpendëve te njerëzit - a po krijohet rreziku për një pandemi tjetër?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?