LAJMI I FUNDIT:

OBSH bën gati “ekipin e madh”, për të studiuar origjinën e coronavirusit në Kinë

OBSH bën gati “ekipin e madh”, për të studiuar origjinën e coronavirusit në Kinë

Organizata Botërore e Shëndetit po formon një ekip ekspertësh ndërkombëtarë për të shkuar në Kinë për të studiuar origjinën e coronavirusit të ri.

Por, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, ai nuk do të jetë atje para fundit të korrikut, tha të premten kreu i programit të urgjencave të OBSH-së.

Ndryshe, siç bëhet e ditur më tej, një ekip dy personash të OBSH-së ka qenë në Kinë për një javë duke u përgatitur për vizitën e ekipit më të madh.


Shefi i programit të urgjencave të OBSH-së, Mike Ryan tha se trupi shëndetësor ishte “shumë i kënaqur” me bashkëpunimin e zyrtarëve kinezë deri më tani, por ngritja dhe vendosja e një ekipi më të madh do të kërkonte kohë.

Ndryshe, Kina është kritikuar për mënyrën sesi e ka menaxhuar situatën me pandeminë, që nga paraqitja e rasteve të para të raportuara, kritika që kanë ardhur kryesisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Madje, presidenti Donald Trump ka bërë akuza në drejtim të OBSH-së “për bashkëpunim me Kinën dhe fshehjen e informacioneve”, pas së cilës gjë ka njoftuar tërheqjen e SHBA-së nga kjo organizatë.

Sipas të dhënave të fundit, coronavirusi ka prekur mbi 13 milionë njerëz në gjithë botën, prej të cilëve rreth 580 mijë kanë gjetur vdekjen. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kina raporton se ka zbuluar një coronavirus të ri

Kina raporton se ka zbuluar një coronavirus të ri

Azia
Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Serbia
Shpërthimet e autobusëve tronditin Tel Avivin - Netanyahu urdhëron nisjen e një operacioni ushtarak në Bregun Perëndimor

Shpërthimet e autobusëve tronditin Tel Avivin - Netanyahu urdhëron nisjen e një operacioni ushtarak në Bregun Perëndimor

Azia
Senatori republikan dënon lëvizjet e Trumpit në raport me Putinin

Senatori republikan dënon lëvizjet e Trumpit në raport me Putinin

Amerika
“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

Evropa
Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Serbia
Kalo në kategori