LAJMI I FUNDIT:

Dy orë mbledhje te Juventusi: Sarri mbetet nëse fiton titullin, kryesia bën planin emergjent

Dy orë mbledhje te Juventusi: Sarri mbetet nëse fiton titullin, kryesia bën planin emergjent

Së pari kampionati, pastaj llogaritë. Kjo është formual e Juvenusit pas mbledhjes dy orësh në objektet e klubit.

Ajo që u morë vendim është se skuadra do të rinovohet, por aktualisht do të punohet me përqendrimi maksimal për kampionatin dhe Ligën e Kampionëve.


Në Continassa, drejtuesit e klubit të Juventusit, Gianni Agnelli, Fabio Paratici dhe Pavel Nedved kanë mbajtur një mbledhje pas tri ndeshjeve pa fitore edhe pse renditja në Serie A i mban favorit për titullin e  kampionit, shkruan Tuttosport.

Skuadra e Maurizios Sarrit e kishte filluar mirë sezonin, pas rikthimit nga bllokimi, duke bërë një avantazh ndaj Lazio prej tetë pikëve (dhe gjashtë ndaj Interit).

Vendimi i parë që u mor ishte se nëse Sarri fiton të kampionatin do të mbetet dhe për këtë gëzon besimin e plot të klubit.

Nëse Sarri nuk e fiton atë, atëherë Juve ka një plan dhe zgjedhja e parë tashmë Mauricio Pochettino. /Telegrafi/