LAJMI I FUNDIT:

Dramë në një market në Florida, blerësi i kërkon një burri të vendosë maskë mbrojtëse – ai nxerr revolen dhe e kërcënon

Dramë në një market në Florida, blerësi i kërkon një burri të vendosë maskë mbrojtëse – ai nxerr revolen dhe e kërcënon

Kamerat e sigurisë brenda një lokali të gjigantit Walmart në Florida kanë filmuar një incident, ku një burrë i panjohur nxjerr revolen dhe kërcënon një blerës tjetër. Besohet se gjithçka ka ndodhur për shkak të maskës.

Incidenti ka ndodhur më 11 korrik, ku një person i panjohur ka nxjerrë revolen dhe shihet se nuk kishte maskë mbrojtëse në fytyrë, kurse në market ishte me mikun e tij që ishte në karrocë, transmeton Telegrafi.


Zyra e sherifit në Palm Beach, ka njoftuar se fillimisht kishte ndodhur një përplasje verbale mes burrit që barte maskë dhe tjetri që nuk e kishte.

Videoja tregon se si burri pa maskë e shtynë karrocën, në të cilën ishte miku i tij më i vjetër që mbante një faculetë në fytyrë.

Gjithçka ndryshon kur atyre u afrohet një person tjetër me maskë dhe pas shkëmbimit të disa fjalëve, burri pa maskë mbrojtëse ia tregon gishtin e mesit dhe më pas nxjerr revolen duke e kërcënuar me vrasje.

Besohet se ai kishte kërkuar nga burri me revole që të bartë maskë mbrojtëse. Megjithatë ata largohen nga lokali dhe për fat të mirë nuk ka pasur të lënduar.

E policia ka bërë të ditur se ka arritur të identifikojë burrin që kërcënonte me armë dhe nuk mbante maskë mbrojtëse.

“I dyshuari është identifikuar dhe po bashkëpunon me policinë”, thuhet në kumtesën e policisë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Zelensky thotë se ushtria ukrainase rrëzoi një aeroplan luftarak rus Su-25

Zelensky thotë se ushtria ukrainase rrëzoi një aeroplan luftarak rus Su-25

Evropa
Para luftës kishte 3 mijë banorë, sot fshati ukrainas është shndërruar në gërmadha – pamjet nga ajri e dëshmojnë këtë

Para luftës kishte 3 mijë banorë, sot fshati ukrainas është shndërruar në gërmadha – pamjet nga ajri e dëshmojnë këtë

Evropa

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Pamjet e një aksidenti të pazakontë në Britani - shoferi i dehur u përplas në ndërtesën e teatrit

Pamjet e një aksidenti të pazakontë në Britani - shoferi i dehur u përplas në ndërtesën e teatrit

Evropa
Kalo në kategori