Në një deklaratë të përbashkët, Kryetarin e Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian David McAllister, raportuesja për Shqipërinë Isabel Santos dhe kryetari i delegacionit të Parlamentit Europian për Shqipërinë Manolis Kefalogiannis i kanë bërë thirrje Parlamentit të Shqipërisë të miratojë sa më parë të jetë e mundur marrëveshjen e 5 qershorit mbi reformën zgjedhore.
“Presim nga shumica parlamentare që të miratojnë ndryshimet e nevojshme pa cenuar konsensusin e arritur midis qeverisë dhe opozitës më 5 qershor. Çfarëdo ndryshimi ndaj marrëveshjes, pa arritur më parë konsensus me të gjitha partitë e tjera politike, do të vinte në rrezik mbajtjen e konferencës së parë për negociatat e anëtarësimit, e për rrjedhojë do të ngadalësonte procesin e integrimit europian. ”
“Çdo vend është i lirë të zgjedhë e të përmirësojë sistemin zgjedhor sipas kontekstit kombëtar dhe konsensusit. Megjithatë, praktikat më të mira ndërkombëtare rekomandojnë që çdo ndryshim mbi sistemin zgjedhor duhet kryer me transparencë dhe të jetë gjithëpërfshirës, e duke nisur të paktën një vit përpara zgjedhjeve të ardhshme”, thuhej më tej në deklaratë.
Parlamenti Europian është zotuar se do të mbështesë rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian ka shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar me parlamentin shqiptar për të lehtësuar dialogun dhe arritjen e konsensusit në reforma thelbësore në fushën e demokracisë, sundimit të ligjit dhe llogaridhënies, të cilat janë të nevojshme për të ardhmen e vendit në BE.
Shqipëria ka dorëzuar aplikimin për anëtarësim në 2009 dhe iu dha statusi i kandidatit në 2014. Këshilli vendosi të hapë negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut më 25 mars 2020, në kuadër të propozimeve të Komisionit mbi metodologjinë e rishikuar të zgjerimit.
Në qershor të vitit 2020, Komisioni prezantoi draftin e kuadrit negociues i cili, në momentin që do të finalizohej, do të përdoret për të negociuar hyrjen në BE të dy shteteve të Ballkanit. Vendet anëtare të BE duhet të miratojnë këto dokumente dhe presidenca e Këshillit do t’i prezantojë në fillim të hapjes së negociatave. Publikimi i raportit të Komisionit Europian për 2020 është shtyrë deri në vjeshtë për shkak të pandemisë COVID-19.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit