Çdo ditë e më shumë shtohen informacionet dhe rritet përvoja që kemi me sëmundjen që shkaktohet nga coronavirusi SARS-CoV-2 (COVID-19)
Dr. Rreze Serhati Morina
Endokrinologe
tel. 049667722
Është vërtetuar tashmë se efektet respiratore janë veçanërisht të shprehura në disa kontingjente të popullatës si psh., të moshuarit, personat me probleme të frymëmarrjes ose/dhe të zemrës dhe personat me imunitet të çrregulluar.
Një grup tjetër i popullatës që duhet të konsiderohen më të rrezikuar janë personat obezë. Kjo mund të jetë për disa arsye. E para, si rregull, personat obezë kanë probleme respiratore dhe kardiake edhe nëse obeziteti është i moderuar.
Arsye tjetër se përse personat obezë janë më në rrezik është edhe fakti se menaxhimi i COVID-19 është më i komplikuar për shkak të vështirësive fizike që janë pasojë e obezitetit.
Obeziteti “per se” paraqet faktor rreziku për t’u hospitalizuar ose për t’u pranuar në kujdes intensiv si pasojë e COVID-19. Ky fakt është për t’u shqetësuar, sepse rreth 40% e të rriturve konsiderohen obezë (në ShBA deri 45%).
Duke marrë parasysh se këtë virus do ta kemi mes nesh edhe për disa muaj (uroj sa më pak), e shoh të nevojshme që t’i jap këto informacione:
Mund të keni dëgjuar se personat me diabet ose me sëmundje të zemrës janë më të rrezikuar që të zhvillojnë skenare klinike shumë serioze të COVID-19, por edhe një person i shëndetshëm që është mbipeshë ose obezë është më në rrezik nga kjo sëmundje e rëndë.
Obeziteti, duke qenë shumë i shpeshtë, shumicën e herëve nuk konsiderohet si problem i madh, por është vënë re se pikërisht obeziteti është faktori kryesor i rrezikut për zhvillimin e sëmundjes së rëndë COVID-19 te personat nën 55 vjeç.
Nëse indeksi i masës trupore (BMI) është 30 ose më i madh kjo e rrit për 27% rrezikun e zhvillimit të formës së rëndë të COVID-19, kurse BMI>40 e dyfishon rrezikun.
Ekzistojnë disa teori se përse obeziteti është faktor kaq i rëndësishëm i rrezikut:
– Mendohet se COVID-19 i përkeqëson vështirësitë në frymëmarrje të cilat personat obezë i kanë, por që i neglizhojnë.
– Teori tjetër është se obeziteti e rrit mundësinë e manifestimit të të ashtuquajturës “stuhi e citokinave” që është një komplikim jetëkërcënuesi COVID-19.
– Poashtu, mendohet se indi i tepërt dhjamor ia mundëson virusit që të qëndrojë më gjatë në organizëm për shkak të karakteristikave molekulare të qelizave dhjamore dhe të virusit.
Cilido që të jetë shkaku që e rrit rrezikun për infeksion, duhet ta kemi parasysh se sa më shumë faktorë rreziku aq më i mundur është infektimi dhe shumë më e gjatë koha e shërimit. Edhe nëse jeta nuk rrezikohet, vet komplikimet e COVID-19 mund ta cenojnë seriozisht mirëqenien e organizmit.
Personave obezë iu rekomandohet që krahas masave standarde mbrojtëse (distancimi social, maska dhe higjiena e duarve:
– të mbajnë nën kontroll problemet shëndetësore që mund t’i kenë (diabet, hipertensioni, sëmundjet e zemrës) dhe
– ta rrisin imunitetin e organizmit duke u ushqyer shëndetshëm, duke qenë fizikisht aktiv dhe duke pushuar mjaftueshëm. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe