Shkencëtarët kanë zbuluar në mënyrë aksidentale bakteret që hanë dhe marrin kalori nga metali, ndonëse dyshojnë se kanë ekzistuar prej më shumë se njëqind vjetësh, por thjesht nuk kanë mundur ta provojnë ekzistencën e tyre
Mikrobiologët nga Instituti i Teknologjisë në Kaliforni i zbuluan rastësisht bakteret teksa kryenin eksperimente duke përdorur një lloj mangani (element kimik, metal) në formë shkumësi.
Dr. Jared Leadbetter, profesor i mikrobiologjisë mjedisore, la një kavanoz qelqi me substancën e zhytyr në ujë çezme nga lavamani i zyrës.
Ai e la kavanozin në zyrë për disa muaj me radhë, pasi shkoi të punonte jashtë kampusit. Kur u kthye, e gjeti kavanozin me një material të errët.
Mangani i oksiduar
“Thashë me vete se çfarë do të jetë,” tha Leadbetter në një njoftim për shtyp. Studiuesit zbuluan se veshja e zezë e gjetur në kavanoz ishte mangani i oksiduar i cili ishte gjeneruar nga bakteret që kanë qenë të pranishme në ujin e rubinetit.
Në hulumtimin e botuar në revistën Nature, shkencëtarët vërejnë se këto janë bakteret e para që përdorin manganin si një burim energjie, shkruan Anabel.
Studimi i ri zbulon gjithashtu se bakteret mund të përdorin manganin për një proces të quajtur kimosintezë, i cili konverton dyoksidin e karbonit në biomasë.
Shkencëtarët besojnë se gjetjet do t’i ndihmojnë ata të kuptojnë më mirë ujërat nëntokësorë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit