LAJMI I FUNDIT:

LVV përgëzon shqiptarët për deputetë në Maqedoninë e Veriut, premton hapjen e qendrës së partisë atje

LVV përgëzon shqiptarët për deputetë në Maqedoninë e Veriut, premton hapjen e qendrës së partisë atje

Lëvizja Vetëvendosje ka folur për zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut.

LVV thotë se ka përcjell me vëmendje zgjedhjet atje për shkak të shqiptarëve si autokton, e në numër të madh në shtrirje gjeografike.

“Të mërkurën, më 15 korrik u mbajtën zgjedhjet në Republikën e Maqedonisë të Veriut. Lëvizja VETËVENDOSJE! i përcolli me interes të madh këto zgjedhje, për shkak se zhvillohen në një vend fqinj e partner të mirë të Kosovës, por sidomos për shkak se në atë vend jeton si autokton një komunitet shqiptar i madh në numër e në shtrirje gjeografike”, thotë kjo parti.


LVV konsideron se marrja e 32 deri 34 ulëseve në Kuvendin e Maqedonisë nga shqiptarët është rekord në vete.

“Angazhimi dhe konkurrenca mes subjekteve shqiptare ka qenë e fortë, dhe kjo ka angazhuar votuesit për të marrë pjesë në zgjedhje. Ndërkohë që ende po presim rezultatet përfundimtare, lajmi i mirë është se sipas rezultateve paraprake që transmetohen prej KQZ-së, në Parlamentin e Maqedonisë do të ulen 32-34 deputetë shqiptarë. Ky është një rikuperim i madh prej zgjedhjeve te kaluara, ku morën mandat vetëm 23 shqiptarë. Por është edhe një rekord më vete, duke qenë se numri i mëparshëm më i madh i deputetëve shqiptarë ka qenë 29. Ka qenë ndër të tjera edhe angazhimi i Lëvizjes VETËVENDOSJE! që ka nxitur pjesëmarrjen e madhe të shqiptarëve në këto zgjedhje”, thotë tutje LVV.

“Një lajm tjetër i mirë është se në nivel vendi deri më tash është përpara subjekti socialdemokrat LSDM. Kohët e fundit ky subjekt me veprimet e tij ka treguar se është bërë një faktor i paqes dhe i marrëdhënieve të mira fqinjësore në rajonin tonë, e njëkohësisht është më i hapur për shqiptarët, të cilëve ende nuk u janë plotësuar kërkesat e drejta politike për trajtim të barabartë prej shtetit e prej ligjit, në të gjitha sferat e sidomos në ato ekonomike, kulturore e politike”.

Vetëvendosje tutje thotë se shqiptarët do të jenë element përcaktues i fituesit të zgjedhjeve, por edhe i krijimit të qeverisë.

“Kjo krijon kushtet që, me ndershmëri e mençuri, të çohet përpara një agjendë e zhvillimit shoqëror, ekonomik e institucional për ta. Tema kryesore programore gjatë fushatës ka qenë kërkesa që shteti i Maqedonisë Veriore të jetë shtet për të gjithë, që punësimet, investimet infrastrukturore e ato ekonomike, shkollat e spitalet, të jenë të shtrira kudo, e jo duke favorizuar njërën etni. Ky është momenti që kjo kërkesë për barazi të shndërrohet në plan-program qeverisës”, theksohet më tej.

LVV i ka premtuar shqiptarëve ne Maqedoninë e Veriut se se do të ketë vëmendje më të madhe dhe impenjim konkret prej Lëvizjes, e cila së shpejti do të hapë Qendrën e saj në Maqedoni.

“Lëvizja VETËVENDOSJE! dëshiron më të mirën për institucionet e reja që do të krijohen pas certifikimit të zgjedhjeve, për një fqinjësi sa më bashkëpunuese drejt zhvillimit ekonomik dhe integrimeve në Bashkimin Evropian e NATO. E popullit shqiptar në Maqedoninë e Veriut i premtojmë se do të ketë vëmendje më të madhe dhe impenjim konkret prej Lëvizjes, e cila së shpejti do të hapë Qendrën e saj në Maqedoni. Së bashku do të angazhohemi e do të organizohemi, të hapur për miqësi me secilin mik të sinqertë, që proceset pozitive e progresive të përshpejtohen, e ato negative, diskriminuese e prapambetëse të kundërshtohen”, thuhet në fund./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell

Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell

Lajme
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Lajme

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Lajme
Cilat janë simptomat e depresionit, çfarë thotë psikologia Qenaj?

Cilat janë simptomat e depresionit, çfarë thotë psikologia Qenaj?

Shëndetësi
Alarme për bomba në disa shkolla në Maqedoninë e Veriut

Alarme për bomba në disa shkolla në Maqedoninë e Veriut

Lajme
Kalo në kategori