LAJMI I FUNDIT:

Në MPB, 104 zyrtarë me COVID-19, gjashtë zyrtarë policor po trajtohen në spital

Në MPB, 104 zyrtarë me COVID-19, gjashtë zyrtarë policor po trajtohen në spital

Në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Agjencitë e saj, 104 persona janë konfirmuar se janë të infektuar me COVID-19, prej të cilëve katër janë në kabinetin e ministrit të kësaj ministrie, Agim Veliut.

Ministria e Punëve të Brendshme, në një përgjigje për Telegrafin ka bërë të ditur se gjashtë nga të infektuarit janë duke u trajtuar në spital, kurse të tjerët janë duke qëndruar në izolim nëpër shtëpi.

“Deri  me sot në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Agjencitë e MPB-së,  gjithsej janë të infektuar 104 zyrtarë me Covid -19, ku nga ta 20 zyrtar janë nga stafi civil, 4 zyrtarë nga kabineti i ministrit si dhe 80 janë zyrtarë policor. Sipas  raportimeve gjendja e tyre është stabile ku të gjithë të infektuarit janë të vetë izoluar në shtëpitë e tyre, në përjashtim të 6 zyrtarëve policor që gjenden në spital për trajtim”, thuhet në përgjigjen e MPB-së dërguar Telegrafit.

Përveç atyre që janë konfirmuar se janë infektuar, të tjerët të cilët janë raste kontakti janë vet izoluar në shtëpi.

“MPB është e informuar se gjendja e tyre është stabile për momentin. Po ashtu,  disa zyrtarë të cilët  janë raste të kontaktit me persona e infektuar me COVID-19, janë në vetë izolim por pa simptome”, thuhet në përgjigje. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK së shpejti me aeroport ushtarak në afërsi të kufirit me Serbinë

FSK së shpejti me aeroport ushtarak në afërsi të kufirit me Serbinë

Siguri

"Unë e konsideroj Kosovën si fqinje", Suljagiq: Serbia ka arritur ta largojë Bosnje dhe Hercegovinën nga Kosova

Lajme
Audio-incizimi dëshmon se avokatja ia kërkoi palës 25 mijë euro për ta pranuar vendimin e Apelit

Audio-incizimi dëshmon se avokatja ia kërkoi palës 25 mijë euro për ta pranuar vendimin e Apelit

Drejtësi
I ati i vdiq në Mekë, djali tregon pse nuk e kthyen trupin në Shqipëri

I ati i vdiq në Mekë, djali tregon pse nuk e kthyen trupin në Shqipëri

Lajme
Qytetarët e Kosovës të papunë, bizneset me punëtorë nga shtetet e jashtme

Qytetarët e Kosovës të papunë, bizneset me punëtorë nga shtetet e jashtme

Lajme
Me flamurin kombëtar dhe atë të Kosovës mbi arkivol, në Kalabari i jepet lamtumira e fundit At Antonio Belushit

Me flamurin kombëtar dhe atë të Kosovës mbi arkivol, në Kalabari i jepet lamtumira e fundit At Antonio Belushit

Lajme
Kalo në kategori