LAJMI I FUNDIT:

Pas bllokimit të llogarive të Telekomit, reagon Kurti: Me qeverinë koti kriminelët dolën nga skutat

Pas bllokimit të llogarive të Telekomit, reagon Kurti: Me qeverinë koti kriminelët dolën nga skutat

Ish-kryeministri dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka komentuar bllokimin e llogarive të ndërmarrje publike Telekomi i Kosovës.

Ai përmes një postimi në Facebook, thotë se ndërrimi i qeverive trimëroi kriminelët dhe zhvatësit e pasurisë publike, duke shtuar se gjatë kohës VV ishte në qeveri, të tillët ishin strukur dhe qëndronin pa shpresë.

“Ndërrimi i qeverisë trimëroi kriminelët dhe zhvatësit e pasurisë publike të të gjitha llojeve. Këtë e tregojnë ngjarjet e djeshme lidhur me Telekomin. Gjatë qeverisjes sonë 50 ditëshe, ata ishin strukur dhe nuk ndjeheshin të gjallë. Ishin të vetëdijshëm se me neve në qeveri, nuk kishin asnjë shpresë. Rishfaqja e tyre tani dhe në mënyrë kaq brutale dëshmon se qeverinë e paligjshme e konsiderojnë aleate të tyre. Ndryshe vështirë se do të kishin pasur guximin të lënë qytetarët dhe ekonominë e vendit pa komunikime jetike, duke rrënuar përfundimisht Telekomin e Kosovës”, thotë Kurti.


Ish-kryeministri thekson se që nga viti 2009 deri në 2014 u dhanë miliona euro disidentë, duke bërë kontrata të dëmshme, vit pas viti.

“Vetëm në vitin 2009, Telekomi i Kosovës i kishte dhënë dividentë buxhetit të shtetit në vlerë prej 200 milionë euro. Deri në vitin 2014, kjo shumë arriti gjithsej në 435 milionë euro. E gërryen nga brenda dhe e rjepën nga jashtë me kontrata të dëmshme vit pas viti. Plaçkitësve tash po u ndihmojnë edhe gjyqtarë që thyejnë rekordin për efikasitet në kohë pandemie teksa qindra mijëra lëndë janë pluhrosur nëpër sirtarë të kyçur në Pallatin e Drejtësisë. Zaten, kur krimineli e paditë viktimën dhe e fiton gjyqin, kjo do të thotë që ka gjykatës që janë bërë për burg”, shprehet ai.

Më tej Kurti thotë se për shkak të keqmenaxhimit rrezikohet të mbesin pa shërbim më se 800 mijë abonentë.

“Rrezikohet të mbesin pa shërbim më se 800.000 abonentë. Rrezikohet shembja e bërthamës së komunikimeve elektronike në vend, me pasoja edhe për operatorët tjerë. Rrezikohet krizë sociale (duke nxjerrë mijëra punëtorë me familjet e tyre në rrugë), krizë e sigurisë kombëtare (duke i kanosur shërbimet qeveritare, të policisë, ushtrisë, prokurorisë, emergjencës e inteligjencës), krizë ekonomike (duke cenuar komunikimin e ndërmarrësve dhe tregut), dhe krizë shëndetësore (duke gjymtuar shërbimet shëndetësore si psh. qasja në linjat 194 për 800.000 qytetarë), e gjithë kjo në kohë të emergjencës për shëndetin publik”, shton Kurti tutje.

Kurti duke e quajtur Qeverinë Hoti të papërgjegjshme, theksoi se shitja e operatorit të dytë, IPKO-s, do të sjell pasoja të rënda ekonomike e sociale.

Në anën tjetër, operatori i dytë për nga madhësia në vend, është nxjerrë në shitje. Ndër blerës të interesuar është edhe Telekomi i Serbisë, i maskuar në konsorciume. Pasojat do të jenë të rënda – ekonomike e sociale por edhe të sigurisë. Ky është një krim i pafalshëm. Të gjithë përgjegjësit, e dihen me emër dhe mbiemër, do të përgjigjen, kur ky vend të udhëhiqet nga një qeveri e përgjegjshme, dhe kur sistemi i drejtësisë të lirohet nga kapja, krimi dhe korrupsioni. Dhe, kjo ditë nuk do të vonojë”, ka shkruar Kurti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Kalo në kategori