LAJMI I FUNDIT:

Shënohet viktima e tretë nga coronavirusi gjatë të mërkurës

Shënohet viktima e tretë nga coronavirusi gjatë të mërkurës

Kryetari i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Skenderaj, Sami Lushtaku, ka njoftuar se ka ndërruar jetë një qytetar nga Prekazi, si pasojë e COVID-19.

Lushtaku u ka shprehur ngushëllime familjes së viktimës, transmeton Telegrafi.

“Si pasojë e virusit Covid-19, paska ndërruar jetë Haki Rushiti nga Prekazi. Duke e njohur që nga rinia, Hakiu ishte burrë shumë i mirë e i dashur për të gjithë. Ishte aktivist i palodhshëm e punëtor shumëvjeçar i shkollës ‘Azem Bejta’ në Prekaz. Ngushëllimet më të thella për familjen Rushiti por edhe për të gjitha familjet të cilat kanë humbur më të dashurit e tyre si pasojë e pandemisë së shkaktuar nga virusi Korona”, ka shkruar ai.


Lushtaku ka thënë se “gjatë këtyre ditëve duhet të jemi të disiplinuar duke zbatuar rekomandimet e IKSHPK-së për të bartur maska, duke ruajtur distancën e pastërtinë”.

Ndryshe, sot janë konfirmuar 119 raste të reja me coronavirus, duke çuar kështu në 5 mijë e 237 numri i personave të infektuar me COVID-19, në Kosovë, ndërsa sot janë regjistruar e4dhe dy raste të vdekjes, duke çuar në 115 numrin e viktimave nga virusi./Telegrafi/