LAJMI I FUNDIT:

Olta Boka bëhet nënë për herë të parë, vjen në jetë Gaia

Olta Boka bëhet nënë për herë të parë, vjen në jetë Gaia
Olta Boka dhe bashkëshorti i saj, Ivi (Foto: Olta Boka/Instagram)

Këngëtarja e njohur shqiptare, Olta Boka, është bërë të mërkurën nënë për herë të parë.

Ajo dhe bashkëshorti i saj, Ivi, janë bërë prindër të një vajze.

Lajmin për këtë e ka bërë të ditur vet këngëtarja përmes një fotografie të publikuar në llogarinë e saj zyrtare në Instagram.


Olta Boka dhe bashkëshorti i saj Ivi (Foto: Olta Boka/Instagram)

Olta ka shfaqur dorën e të voglës së saj të porsaardhur në jetë, të cilën ajo dhe bashkëshorti i saj kanë vendosur ta quajnë Gaia.

“Mezi te kemi pritur Gaia Rrokaj, perëndesha e jetëve tona. Të mora në krahë dhe tek ti gjeta botën, emocionin më të madh që s’ka skenë që të mund t’i përafrohet! Me ty u zbrit një copëz parajsë dhe unë premtoj që do të kujdesem për ty siç bën Zoti me engjëjt e tij”, ka shkruar Olta në Instagram.

E njëjta ka pranuar urime të shumta nga miqtë, kolegët dhe fansat e saj, teksa nuk ia ka kursyer fjalët falënderuese për stafin mjekësor të spitalit privat ku ajo solli në jetë vajzën e saj. /Telegrafi/

https://www.instagram.com/p/CCq0cE8FQPV/

Në trend Magazina

Më shumë
Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Magazina
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës

Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës

Magazina
Ana lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3

Ana lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3

Magazina

"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK

Magazina
Diana pyetet për mesazhin që motra tentoi t'ia jepte fshehurazi në vesh: Nuk mund të përgjigjem tani, por familja ime nuk janë kundër lidhjes me Arionin

Diana pyetet për mesazhin që motra tentoi t'ia jepte fshehurazi në vesh: Nuk mund të përgjigjem tani, por familja ime nuk janë kundër lidhjes me Arionin

Magazina

"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë

Magazina
Kalo në kategori