LAJMI I FUNDIT:

Të martën u regjistruan katër vdekje nga COVID-19 në Kosovë – shkon në 112 numri i viktimave

Të martën u regjistruan katër vdekje nga COVID-19 në Kosovë – shkon në 112 numri i viktimave

Të marten janë konfirmuar edhe katër vdekje dhe 119 raste të reja me COVID-19, në Kosovë.

Kjo u bë e ditur në një konferencë për media, të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Të dhënat i referohen testimit të 420 mostrave më 14 korrik, me metodën RT-PCR.


Sipas këtyre të dhënave, numri i viktimave ka shkuar në 112 ndërkaq, numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 5237.

Ndërkaq, 92 pacientë janë shëruar, duke bërë që numri i të shëruarve të arrijë në 2462.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj tha se kanë vendosur që ta ndryshojnë mënyrën dhe kohën e raportimit për rezultatet e testimeve.

“Ne e konsiderojmë më të drejtë që këto rezultate qytetarëve t’ua vëmë në dispozicion çdo ditë në orën 15;00. Kështu u jepet kohë e mundësi profesionistëve tanë shëndetësorë që të punojnë me pak presion”, ka thënë Zemaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja dënon Haxhi Shalën me tre vjet burgim, Januzin dhe Bahtijarin me nga dy vjet

Specialja dënon Haxhi Shalën me tre vjet burgim, Januzin dhe Bahtijarin me nga dy vjet

Drejtësi
Kosova dhe Mali i Zi krijojnë reciprocitet për njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve gjyqësore

Kosova dhe Mali i Zi krijojnë reciprocitet për njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve gjyqësore

Lajme
Rreziku nga objektet e vjetra: Kush është përgjegjës për parandalim dhe reagim?

Rreziku nga objektet e vjetra: Kush është përgjegjës për parandalim dhe reagim?

Lajme
Asnjëri kandidat për kryeministër nuk e ka nënshkruar letrën e zotimit për çështjet e personave me aftësi të kufizuara

Asnjëri kandidat për kryeministër nuk e ka nënshkruar letrën e zotimit për çështjet e personave me aftësi të kufizuara

Lajme
MKRS ushtron kallëzim penal ndaj Përparim Ramës për projektin “Ishulli Urban”: Cenon 2.5 milionë euro buxhetin e shtetit

MKRS ushtron kallëzim penal ndaj Përparim Ramës për projektin “Ishulli Urban”: Cenon 2.5 milionë euro buxhetin e shtetit

Drejtësi
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Lajme
Kalo në kategori