Ne shpesh mendojmë për buzët tona vetëm për sa i përket bukurisë.
Ato janë një tipar kryesor dhe ne i përdorim buzët tona për të puthur, ngrënë dhe natyrisht, për të folur.
Por, buzët mund të zbulojnë gjithashtu problemet themelore të shëndetit nga një sëmundje e mëlçisë deri te herpesi.
Ekspertja Hari Simran thotë se buzët janë “dera” e punës së brendshme të organizmit tonë. Ajo pohon se buza e sipërme përfaqëson zemrën, mushkëritë, mëlçinë, stomakun dhe tiroiden.
Përderisa, buza e poshtme mund të pasqyrojë problemet që mund të keni në zorrë.
Lisa Borg, specialiste e lëkurës dhe nutricioniste, deklaron se problemet e vogla mund të trajtohen lehtësisht.
Por si mund t’i dalloni shenjat? Këtu janë gjashtë simptomat e buzëve që Hari thotë se duhet t’i keni në vëzhgim.
Rrudha në buzën e sipërme
Tensioni fizik dhe ai mendor mund të shkaktojnë rrudha, siç mund të shkaktojë edhe pirja e duhanit. Nëse jeni të shqetësuar për diçka, shqetësimi gjithashtu mund të shkaktojë rrudhat e buzës së sipërme.
Lisa ka thënë se higjiena e dhëmbëve gjithashtu luan një rol të madh në shëndetin e buzëve. “Buzët e thata të shoqëruara nga një gojë e thatë te personat mbi 70 vjeç mund të çojnë në pneumoni”, shton ajo.
Buzë të çara dhe të thata
Një gojë e thatë është zakonisht një shenjë se jeni i dehidratuar dhe kjo është diçka që mund të bëhet e dukshme në buzët tuaja. Buzët mund të bëhen të thata dhe të çahen kur nuk keni ujë të mjaftueshëm në trup.
Një ndryshim i klimës gjithashtu mund të çojë në buzë të thata, kjo është arsyeja pse shumë njerëz mbajnë me vete një balsam buzësh në muajt e dimrit. Hari thotë se duhet të shmangni lëpirjet e buzëve, pasi kjo mund t’i bëjë ato edhe më keq. Ajo shton se nëse buzët tuaja kruhen ndërsa janë të çara, atëherë mund të keni një alergji.
Ethet
Ethet mund të shfaqen gjatë muajve të dimrit dhe zakonisht shërohen vetë ose me kremra. Sidoqoftë, ato gjithashtu mund të jenë rezultat i herpesit.
Nëse keni ethet, zakonisht do të ndjeni një ndjesi shpimi gjilpërash para se të dalë në sipërfaqe. Mjekët tuaj mund të përshkruajnë ilaçe, por ju duhet të përpiqeni të shmangni qëndrimin e gjatë në diell, pasi kjo do të irritojë dhimbjet.
Çarje në skaje
Është shumë e lehtë të lëpini buzët për t’u dhënë atyre lagështi, por nëse e bëni atë shpesh, mund të shkaktojë infeksione.
Dermatologia Mona Gohara deklaron se nëse jargosni në gjumë ose mbani një mbajtës për dhëmbët, atëherë bakteret mund të grumbullohen rreth gojës tuaj dhe të shkaktojnë infeksion.
Njollat
Shumë duhanpirës shpesh kanë buzë të njollosura. Por, nëse buzët tuaja kanë ndryshuar ngjyrën, atëherë mund të keni probleme të rënda në mëlçi. Buzët e kaltra mund të tregojnë mungesë të oksigjenit në trup dhe shenjë e ngjashme mund të shihet në gishtat e këmbëve dhe dorës.
Nëse buzët tuaja kanë kaluar një hije më të hapura dhe duken të zbehta, atëherë mund të keni anemi, mungesë në vitamina ose sheqer të ulët në gjak. Një test i thjeshtë gjaku i kryer nga mjeku juaj do të përcaktojë se nga çfarë mangësie vuani dhe ato do të jenë në gjendje të këshillojnë ilaçet për t’ju ndihmuar.
Ënjtje
Zakonisht keni një buzë të fryrë nëse keni pasur presion në atë pjesë, por buzët e fryra dhe ënjtura mund të jenë gjithashtu një shenjë e një reaksioni alergjik. Nëse buzët tuaja bëhen të fryra ose të ënjtura pasi keni aplikuar buzëkuqin tuaj të preferuar, atëherë mund të jeni alergjik ose i ndjeshëm ndaj disa prej përbërësve.
Sidoqoftë, nëse buzët e ënjtura shoqërohen me një kruajtje të fytit, atëherë mund të jetë diçka që ju keni ngrënë ose keni pasur kontakt me diçka ndaj të cilit jeni alergjik. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje