Kryetari i PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj, në një konferencë për medie ka krahasuar shpenzimet që kjo parti ka bërë kur qeveriste me këtë komunë me ato që po bën aktualisht LVV-ja.
Sipas tij, kjo parti vazhdimisht ka keqmenaxhuar me buxhetin dhe janë bërë shpenzime të pakontrolluar.
“Kur kësaj i’a shtojmë edhe shumë skandale tjera në: shëndetësi, arsim dhe prokurim, bëhet më tepër se evidente, se kemi të bëjmë me një mashtrim që Vetëvendosje po ja bën elektoratit, si në nivel nacional, ashtu edhe në nivel lokal”, tha ai.
Njoftimi i plotë:
Lëvizja Vetëvendosje erdhi në pushtet, në mënyrë të kontestueshme dhe atë duke kritikuar në mënyrë frontale dhe arrogante, çdo gjë pothuajse pa sens të shijes së mirë edhe për gjërat të cilat nuk kanë qenë dashur as të kritikohen.
Premtonin hiç më pak se mrrekullira në çdo lëmi të jetës publike, ndërsa ajo që po ndodh në vazhdimësi, mund të jetë çdo gjë, por vetëm qeverisje e mirë JO, sepse në çdo lëmi të jetës publike, vetëm degradime kemi parë deri tani.
Aso kohe, kritikohej pothuajse fare pa të drejtë ish kryetari Muja për shpenzime të Komunës, të cilat krahasuar me shpenzimet që po ndodhin në kohën kur Haskuka po e udhëheq Prizrenin kanë qenë minimale.
Si argument themelor për keq menaxhim të buxhetit, janë shpenzimet e ndryshme të rritura tej mase, krahasuar me kohën kur në pushtet ishte PDK, ku në vijim do t’i paraqesim në mënyrë specifike ndër vite:
Në vitin 2018 kemi pasur suficit buxhetor në vlerë prej: 2 731 779.00 €.
Në vitin 2019 kemi pasur suficit buxhetor në vlerë prej: 3 586 000.00 €.
Në total suficiti buxhetor për dy vite kap shumën prej: 6 317 779.00 €.
Shkaqet që kanë kushtëzuar paraqitjen e kësaj dukurie negative janë:
• Mungesa e vizionit dhe konceptit;
• Mungesa e kapaciteteve menaxhuese;
• Mungesa e programit lidhur me prioritetet qeverisëse;
• Humbja e kohës në tentimin për t’i kurdisur tenderët.
Për pasojë:
• 6.4 milion €, mbeten jashtë qarkullimit të bizneseve prizrenase.
• Mbeten mjetet e pashfrytëzuara që kthehen në buxhet qendror dhe mund të ketë pikë negative në lartësinë e buxhetit për vitet në vijim.
• Qarkullimi i parasë për ekonomi, është si qarkullimi i gjakut për njeriun, prandaj mungesa e mjeteve në qarkullim ka pasoja serioze.
Kur kësaj i’a shtojmë edhe shumë skandale tjera në: shëndetësi, arsim dhe prokurim, bëhet më tepër se evidente, se kemi të bëjmë me një mashtrim që Vetëvendosje po ja bën elektoratit, si në nivel nacional, ashtu edhe në nivel lokal. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMaqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar
Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar