LAJMI I FUNDIT:

Vaksina për COVID-19 e zhvilluar nga firma amerikane Moderna hyn në fazën përfundimtare të testimit

Vaksina për COVID-19 e zhvilluar nga firma amerikane Moderna hyn në fazën përfundimtare të testimit

Firma bioteknike amerikane Moderna tha të martën se do të hyjë në fazën e fundit të provave njerëzore për vaksinën e saj për COVID-19, më 27 korrik – për të provuar se sa mirë ajo mbron njerëzit në botën reale.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, njoftimi erdhi pasi rezultatet nga një testim i hershëm që synonte të vërtetonte se vaksina ishte e sigurt dhe nga e cila u shkaktua prodhimi i antitrupave.


Siç thuhet më tej, testi i ardhshëm i Fazës 3 do të “rekrutojë” 30,000 pjesëmarrës në SHBA, me gjysmën që pritet të marrin vaksinën në nivele të dozës 100 mikrogramë, dhe gjysmën tjetër për të marrë një placebo.

Dhe studiuesit do t’i gjurmojnë më tej ata gjatë dy viteve për të përcaktuar nëse ata mbrohen nga infeksioni.

Ose, nëse infektohen, nëse vaksina parandalon zhvillimin e simptomave.

Nëse ata kanë simptoma, vaksina mund të konsiderohet ende e suksesshme, nëse ndalon raste të rënda të COVID-19.

Studimi duhet të zgjasë deri më 27 tetor 2022, por rezultatet paraprake duhet të jenë në dispozicion shumë kohë më parë, përcjell Telegrafi.

Njoftimi erdhi menjëherë pasi New England Journal of Medicine publikoi rezultatet nga faza e parë e provës për vaksinat Moderna, e cila tregoi se 45 pjesëmarrësit e parë të gjithë zhvilluan antitrupa ndaj virusit.

Moderna konsiderohet të jetë në një pozicion udhëheqës në garën globale për të gjetur një vaksinë kundër coronavirusit, që ka infektuar më shumë se 13 milionë dhe ka vrarë mbi 570,000 njerëz.

Por shkencëtarët paralajmërojnë se vaksinat e para që vijnë në treg mund të mos jenë më efektive ose më të sigurtat. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Botë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Zelensky tregon se me çfarë faze të re të pushtimit rus po ballafaqohet Ukraina

Zelensky tregon se me çfarë faze të re të pushtimit rus po ballafaqohet Ukraina

Evropa
Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Evropa
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Kalo në kategori