LAJMI I FUNDIT:

Nga “vija e frontit” mjeku Ademi ka një mesazh për qytetarët që nuk besojnë në COVID-19 dhe për politikanët

Nga “vija e frontit” mjeku Ademi ka një mesazh për qytetarët që nuk besojnë në COVID-19 dhe për politikanët

Mjeku, Arjan Ademi iu është drejtuar qytetarëve e politikanëve përmes një shkrimi lidhur me pandeminë COVID-19.

Ademi ka thënë se të gjithë ata që janë duke mos besuar në ekzistimin e coronavirusit, mund të shkojnë në Klinikë e të ballafaqohen me luftën anti COVID-19, transmeton Telegrafi.

“Ani ju vazhdoni me tuajën e na me tonën, ne me përkushtim, dije, profesionalizëm, mund e sakrificë vazhdojmë t’iu shërbejmë e t’iu dalim në ndihmë të gjithë të sëmurëve që për fatin e keq janë prekur nga kjo sëmundje virale. Po ne vazhdojmë pa bukë e ujë me orë të tëra, pa pushim e pa gjumë, larg familjeve e me mall për ta, larg përqafimit të fëmijëve e pa llogaritur rrezikun për vete e për më të dashurit tanë që na presin në shtëpi”, shkruan ai.


Tutje në shkrimin e bërë ai ka thënë se kur humbin ndonjë të sëmurë ata ndihen shumë keq.

“Ne që me shpirt të thyer e me lot në sy (edhe ne jemi nga mishi e gjaku), kur humbin ndonjë të sëmurë me të cilët tashmë jemi lidhur aq ngushtë si mishi me thonin, ne që çdo ditë ndajmë buzëqeshjen e gëzimin me ata të sëmurët që shërohen, ne që çdo ditë japim informata familjarëve për gjendjen e rëndë të më të dashurve të tyre, e që me keqardhje jo rrallë detyrohem t’iu japim lajmin e trishtë familjarëve për humbje jete për të dashurit e tyre, ne dhe vetëm ne dimë të ju flasim e të ju tregojmë se si është gjendja”, thotë ai.

Më tej, ai thotë “ e ju që ende nuk po arrini ta bindi veten ejani shiheni luftën në mes të jetës dhe vdekjes, ejani aty ku lotët e gëzimit e dhimbjes janë në një vend e do të bindeni për të heshtur e menduar me arsye të shëndoshë e për të reflektuar nëse sa do pak u ka mbetur ndërgjegje”.

Ademi në fund të shkrimit ka një porosi edhe për politikanët.

“Aman ejani e mandej dilni, shkruani e flisni, analizoni e banalizoni. Ejani se ndoshta ende jeni të verbuar nga klithmat e politikanëve, analistëve e banalistave që se kanë haberin për këtë punë të cilët I kanë pushtuar TV, e rrjetet sociale duke folur e duke mbjellur ankth e frikë e të pavërteta.

E juve të dashur mos na shpallni heronj se nuk është kohë e as nuk po kërkojmë një gjë të tillë. Ju vetëm na dëgjoni e respektoni këshillat e thirrjet tona për kujdes e mature. Aman ndaluni mos boni politikë më këtë sëmundje virale që e ka katandisur globin mbarë”, përfundon shkrimi i mjekut./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Kronika e Zezë
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Lajme
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Kalo në kategori