LAJMI I FUNDIT:

Pse gërhasin macet

Pse gërhasin macet

Besoni apo jo, gërhitja e një mace nuk është vetëm tregues i lumturisë!

Të gjithë e dinë se macet gërhasin. Shumica e njerëzve mendojnë se një mace që mjaullinë është thjesht një mace e lumtur, por a është kjo gjithmonë e vërtetë? Në fakt, macet gërhasin për disa arsye të ndryshme.


Arsyet e zakonshme të gërhitjes:

Macet gërhasin kur janë të lumtura, padyshim. Por, ato gjithashtu gërhasin kur frikësohen ose ndonjëherë edhe nëse janë të sëmura. Macet që janë goditur nga makina, shumë shpesh gërhasin gjatë kohës kur shkojnë në klinikë.

Lumturia

Lumturia është ndoshta arsyeja më e zakonshme e gërhitjes së maceve. Nëse keni një mace, do të keni përjetuar gërhitje të shoqëruara me dridhje, ndërsa ato ulen te ju ose ndërsa i ledhatoni.

Ju mund ta vëreni kur një mace po gërhet nga lumturia. Ato pushojnë dhe mbyllin gjysmën e syve.

Komunikim

Macet gjithashtu duhet të komunikojnë me macet tjera dhe njerëzit. Gërhitja është një tingull me vëllim dhe frekuencë të ulët dhe tingëllon si zë i cili shoqëron situata pozitive sociale te gjitarët. Macet fillojnë gërhitjet disa ditë pas ardhjes në jetë, mësohet se ato e bëjnë këtë për të komunikuar me nënën e tyre dhe për ta ndihmuar atë t’i gjejë ato për t’i ushqyer.

Macet në të vërtetë kanë dy lloje të ndryshme të gërhitjeve. Njëra është gërhitja e tyre “e rregullt”, tjetra quhet gërhitje “kërkese”.

Vetë qetësues

Macet shijojnë gërhitjen. Kështu që ato gërhasin jo vetëm sepse janë të lumtura, por gjithashtu gërhasin nëse dëshirojnë të ndjehen më mirë.

Kjo është arsyeja pse macet do të gërhasin edhe kur frikësohen ose stresohen. Ato po përpiqen ta bëjnë veten të ndjehen më mirë dhe guximshëm.

Shërimi

Një teori shumë interesante në lidhje me mjaullitjen është se macet gërhasin për të rritur nivelin e tyre të shërimit. Hulumtimet kanë treguar se dridhjet e të njëjtave frekuenca si gërhitja e maceve shkaktojnë që eshtrat dhe plagët të shërohen më shpejt dhe gjithashtu sigurojnë lehtësimin e dhimbjes. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Seksi më i mirë: pozat për orgazëm të sigurt dhe intensiv

Seksi më i mirë: pozat për orgazëm të sigurt dhe intensiv

Intimitet dhe Pasion
Gjashtë fazat e të fjeturit me partnerin

Gjashtë fazat e të fjeturit me partnerin

Lifestyle
Flakë mali çfarë ende nuk keni parë: Shikoni si duket druri i dashurisë

Flakë mali çfarë ende nuk keni parë: Shikoni si duket druri i dashurisë

Kopshtaria
Videoja e kësaj shtëpie u shikua miliona herë - nga jashtë duket si më e ngushta në botë, por brenda është thjesht një tronditje e vërtetë

Videoja e kësaj shtëpie u shikua miliona herë - nga jashtë duket si më e ngushta në botë, por brenda është thjesht një tronditje e vërtetë

A e dini se...
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
A e dini se çfarë kuptimi ka simboli i

A e dini se çfarë kuptimi ka simboli i "fluturës" në makinën larëse – pyetja ka nxitur debat të madh në internet

A e dini se...
Kalo në kategori