Maqedoni: Gati secili arsimtar përdor mjete digjitale gjatë procesit mësimor
Gati secili arsimtar përdor mjete digjitale në mësim, tregon hulumtimi në kuadër të projektit për digjitalizim tëarsimit i zbatuar në periudhën prej 6 deri më 30 maj 2020, ndërmjet kuadrit arsimor në shkollat fillore të territorit të komunave Vallandovë dhe Karposh.
Prej gjithsej 250 arsimtarë të anketuar në shkollat fillore, 237 ose 95 përqind janë deklaruar se përdorin mjete digjitale gjatë mësimit. 13 mësues kanë theksuar se përmbajtjet e tilla online dhe ndihmat aspak nuk i respektojnë në zbatimin e procesit edukativo-arsimor, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Hulumtimi është realizuar nga Bojan Kordalov, specialist për marrëdhënie me publikun, ndërsa në kuadër të Projektit për digjitalizim të arsimit i cili pjesërisht është mbështetur financiarisht nga Asociacioni Alumni Maqedonas-Amerikan.
Kordalov thotë se edhe më parë, ndërsa veçanërisht pas paraqitjes së pandemisë së shkaktuar nga virusi korona, ishte e qartë se zbatimi i digjitalizimit të qëndrueshëm dhe efikas në arsim është një nga prioritetet më të rëndësishme të shoqërisë në tërësi.
Analiza, gjithashtu, tregon edhe se sipas mendimit të shumicës së arsimtarëve nuk ekziston ndonjë ekspert i cili është në dispozicion dhe iu ndihmon nëse kanë nevojë nga përfshirja e rregullt e mjeteve digjitale në mësim. Se ka ndonjë profesionist të tillë janë deklaruar 113 ose 45 për qind e mësuesve, përderisa 137 ose 55 për qind kishin theksuar se në shkollën e tyre nuk ekziston ndonjë ekspert i cili iu ofron mbështetje në procesin e sjelljes së mjeteve digjitale në arsim.
Prej 250 arsimtarëve të anketuar, 130 kanë theksuar se “nuk pajtohen” ose “aspak nuk pajtohen” se kanë kaluar trajnim adekuat për tu pajisur me shkathtësi digjitale. Pak më i vogël është numri, gjegjësisht 120 arsimtarë të anketuar, të cilët kanë theksuar se “pajtohen” ose “aspak nuk pajtohen” se kanë kaluar trajnim adekuat për tu pajisur me shkathtësi digjitale të cilat janë të nevojshme për mësim.
Sipas autorit të hulumtimit, është me rëndësi të theksohet edhe se është e lartë përqindja (75 %) e arsimtarëve të përfshirë në këtë hulumtim vlerësojnë se me sjelljen e teknologjive digjitale në mësim do të lehtësohet mësimi i materialit mësimor nga ana e nxënësve.
Në pyetjen, “A u lejoni nxënësve gjatë orëve të përdorin celular ose mjete të tjera digjitale personale”, shumica e arsimtarëve gjegjësisht 71 % janë përgjigjur se nuk lejojnë shfrytëzimin e pajisjeve personale digjitale gjatë mësimit. Shtatëdhjetë e tre prej 250 arsimtarëve të anketuar ose 29 për qind kanë konfirmuar, gjegjësisht kanë theksuar se lejojnë përdorimin e celularëve
dhe mjete të tjera personale digjitale nxënësve gjatë realizimit të procesit arsimor./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Gjykimi i të akuzuarit për masakrën në Burgun e Dubravës, dëshmitari: Nja gjashtë herë më kanë qitë me m’vra
Emisari i ri i dialogut bisedon ndaras me Bislimin dhe Petkoviqin, merr ftesa për vizita në Kosovë e Serbi
Dita e tretë në arrati, askush nuk ka rënë në gjurmët e Daut Lazes
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
Mandl: Dialogu është në ngërç, Vuçiq ka shmangur marrëveshjen, ka luajtur shumë lojëra me akterët evropianë
Osmani me fjalim në Lutjet e Mëngjesit në Washington: E lutëm Zotin të na shpëtonte, na dërgoi Amerikën
Babai i Hashim Thaçit përsëri në spital, avokati Misetic: Specialja ia ka refuzuar kërkesën për vizitë
Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën
Dyshime për keqpërdorim të votave nga diaspora, prokuroria nis hetimet ndaj Martin Berishajt
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër