LAJMI I FUNDIT:

Zemaj: ShSKUK-së i bashkohen 50 profesionistë shëndetësorë

Zemaj: ShSKUK-së i bashkohen 50 profesionistë shëndetësorë
Foto: QKUK- Shskuk info/Facebook

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj në një konferencë për media në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ka thënë se sot shërbimit shëndetësorë të Kosovës i janë bashkuar edhe 50 profesionistë shëndetësorë.

Zemaj tha se sot do të shpërndahen edhe 50 mjek dhe 62 infermierë sipas kërkesave dhe nevojave në rritje.

“Jemi në Klinikën Infektive të QKUK-së, që ta mbajmë dhe realizojmë premtimin dhe vendimin për angazhimin shtesë të personelit shëndetësorë. Bashkërisht me neve sot janë 50 profesionistë, tetë laborant, katër mikrobilolog, 20 inspektor dhe sot do të shpërndahen  edhe 50 mjek dhe 62 infermierë sipas kërkesa dhe nevojave në rritje. Nuk do të ndalemi. Do të shikojmë dhe mundësitë buxhetore për realizimin e nevojave të shëndetësisë në Republikën e Kosovës”, ka thënë Zemaj.


Ndërsa, drejtoresha e Klinikës Infektive, Lindita Berisha ka  thënë se 96 pacient janë të hospitalizuar me COVID-19, prej të cilëve 60 janë me oskigjeno – terapi dhe pesë pacient në gjendje kritike, përcjell Telegrafi.

Ndërsa, ushtruesi i detyrës së ShSKUK-së, Valbon Krasniqi uroi kolegët e tij për kontratat e punës në ShSKUK.

“Urime kontratat kolegëve për shtim të personelit shëndetësorë”, ka thënë ai.

Krasniqi po ashtu tha se spitalin e Vushtrrisë do ta shndërrojnë në spitalin për trajtimin e pacientëve me COVID-19, ndërsa spitalin rajonal të Mitrovicës, për pacientët me sëmundje tjera.

“Spitali i Vushtrrisë do të shndërrohet komplet në spitalin për trajtimin me COVID-19. Pra qytetarët e Mitrovicës dhe Vushtrrisë do të trajtohen me COVID-19, në spitalin e Vushtrrisë. Ndërsa ata pacient që kanë nevojë për trajtime të tjera do të trajtohen në spitalin e Mitrovicës”, ka thënë Krasniqi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Drejtësi
Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lajme
Haradinaj: Kurti është e keqja, na la pa NATO-n, ShBA-të e BE-në

Haradinaj: Kurti është e keqja, na la pa NATO-n, ShBA-të e BE-në

Lajme
Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Të mërkurën nis numërimi i votave të diasporës

Të mërkurën nis numërimi i votave të diasporës

Lajme
Kalo në kategori