LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Po na sulmon armiku, duhet të lëmë anash llogaritë ndaj njëri-tjetrit

Haradinaj: Po na sulmon armiku, duhet të lëmë anash llogaritë ndaj njëri-tjetrit
Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur për aktakuzat e paralajmëruara nga Gjykata Speciale.

Ai ka thënë se akuzat që delegohen përmes kësaj gjykate, burimin e kanë në Serbi.

Haradinaj ka thënë se liderët politikë nuk duhet ta sulmojnë njëri-tjetrin, kur Kosova sulmohet nga armiku.


“Akuzat që vijnë nga Specialja, burimin e kanë në Serbi. Kur të sulmon armikun, mirë është të mos sulmojmë njëri-tjetrin. Nëse rrezikohet konfirmimi i ndonjë vepre, Kosova rrezikon të dëmtohet rëndë”, ka thënë Haradinaj në Syri TV.

Ai ka thënë se aktakuzat janë të rënda dhe e dëmtojnë Kosovën në arenën ndërkombëtare.

“Këto aktakuza kanë të bëjnë me spastrim etnik, me vijën komanduese. Të gjitha kanë tendencë që t’i atribuohen të gjithë vendit. Serbia është duke punu me ia ba një dëm shqiptarëve, me ia lanë disa gjëra të këqija, për të cilat Kosova mund të vuaj ndër shekuj”, ka thënë ish-kryeministri Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se llogaritë personale të liderëve të Kosovës, duhet të lihen mënjanë në këtë kohë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Amerikanët i kërkojnë Shqipërisë kolumbianin e kokainës

Amerikanët i kërkojnë Shqipërisë kolumbianin e kokainës

Lajme
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Kronika e Zezë
Dy fshatra shqiptare të veriut qe tri ditë pa rrymë, shkak borxhi

Dy fshatra shqiptare të veriut qe tri ditë pa rrymë, shkak borxhi

Lajme
Arrestohen dy persona për lëndimin e rëndë trupor të një 23-vjeçari në Ferizaj

Arrestohen dy persona për lëndimin e rëndë trupor të një 23-vjeçari në Ferizaj

Kronika e Zezë
Kalo në kategori