LAJMI I FUNDIT:

SHBA me donacion për KSHZ-në, Byrnes: Janë marrë masa për mbrojtjen e qytetarëve gjatë votimit

SHBA me donacion për KSHZ-në, Byrnes: Janë marrë masa për mbrojtjen e qytetarëve gjatë votimit

Ambasada e SHBA-së në vend sot Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) i dorëzoi donacion prej 50.000 maskave mbrojtëse dhe 10.000 mjete dezinfektuese, si ndihmë dhe përkrahje në përpjekjet e Qeverisë që të mbahen zgjedhje të sigurta dhe të mbrohet shëndeti i qytetarëve gjatë procesit zgjedhor.

“Është nder që jam këtu së bashku me kryetarin e KSHZ-së, Oliver Derkovski dhe t’ia dorëzoj këtë donacion në emrin e Qeverisë së SHBA-së. Shpresojmë se ky donacion do të japë kontribut në përpjekjet e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut që të mbahen zgjedhje të sigurta në aspektin shëndetësor”, deklaroi ambasadorja amerikane Kate Marie Byrnes dhe me këtë rast potencoi se SHBA-ja e përshëndet Qeverinë për përkushtimin e tyre ndaj vlerave demokratike, siç tha, madje edhe në këto kohëra të vështira.

Ajo potencoi se pajisja mbrojtëse dhe mjetet dezinfektuese janë jashtëzakonisht të kërkuara në botë gjatë kësaj pandemie, pasi, siç tha, të gjitha vendet tentojnë të sigurojnë sasi të mjaftueshme që t’i mbrojnë qytetarët e tyre.


“Ne jemi të kënaqur nga ajo që Qeveria ndërmerr masa aktive që të mundësojë të mbahen zgjedhje të sigurta dhe t’i mbrojë qytetarët dhe personat të cilët janë përfshirë në organizimin e procesit zgjedhor”, tha ajo, duke shtuar se kjo është posaçërisht e rëndësishme edhe për shkak të asaj se këto janë zgjedhjet të para që organizohen në vend në kushte të pandemisë.

Kryetari i KSHZ-së Derkovski iu falënderua Ambasadës amerikane për përkrahje të Komisionit me këto materiale të domosdoshme sanitare. Ai ka shfaqur shpresë dhe bindje se bashkëpunimi i KSHZ-së dhe Ambasadës amerikane do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Në trend Lajme

Më shumë
Gjykata Speciale, ish-mjeku i KFOR-it: Raporti për ngjarjen në ish-godinën e MUP-it në Prizren, nuk sjell përfundim që kryerësit e krimit ishin shqiptarë

Gjykata Speciale, ish-mjeku i KFOR-it: Raporti për ngjarjen në ish-godinën e MUP-it në Prizren, nuk sjell përfundim që kryerësit e krimit ishin shqiptarë

Drejtësi
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Lajme
Vrasja në “Kobra City”, babai i të ndjerit thotë se kur shkoi në spital e kuptoi se i kishte vdekur djali

Vrasja në “Kobra City”, babai i të ndjerit thotë se kur shkoi në spital e kuptoi se i kishte vdekur djali

Drejtësi
Rikthehen privilegjet për ushtarakët në Shqipëri, shpërblim në paga, shkollim dhe shtëpi në përdorim

Rikthehen privilegjet për ushtarakët në Shqipëri, shpërblim në paga, shkollim dhe shtëpi në përdorim

Lajme
Kontributi i FSK-së në Ukrainë: Gjeneral Jashari dhe zëvendëskomandanti i NATO-s në Napoli diskutojnë mbështetjen dhe trajnimet

Kontributi i FSK-së në Ukrainë: Gjeneral Jashari dhe zëvendëskomandanti i NATO-s në Napoli diskutojnë mbështetjen dhe trajnimet

Siguri
Serbia shpall dy shqiptarë non-grata, tregojnë arsyen përse janë ndaluar nga autoritet serbe

Serbia shpall dy shqiptarë non-grata, tregojnë arsyen përse janë ndaluar nga autoritet serbe

Lajme
Kalo në kategori