Propozim-aktakuzën e Zyrës së Prokurorit të Specializuar ndaj presidentit të vendit Hashim Thaçi, e kryetarit të PDK-së Kadri Veseli, ish-ushtaret e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po e konsiderojnë si tendencë për të njollosur luftën për liri të popullit të Kosovës.
Elmije Plakiqi, që kishte shërbyer në Zonën e Pashtrikut gjatë luftës, thotë se propozim-aktakuza ndaj Thaçit e Veselit e dëmton rëndë luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, derisa vet Gjykatën Speciale e quan si të padrejtë dhe selektive.
“Jo vetëm që e dëmton rëndë luftën e UÇK-së, e cila dihet që është një luftë e drejtë dhe çlirimtare dhe në vend që të gjykohen ata që kanë bërë krime dhe gjenocid, për afër dy dekada akuzohen, maltretohen, gjykohen ata që kanë bërë një luftë të drejtë dhe çlirimtare dhe që e kanë luftuar krimin dhe gjenocidin në Kosovë. Prandaj, kjo aktakuzë është e padrejtë jo vetëm për këta dy udhëheqës… Kjo është e papranueshme jo vetëm si UÇK, po edhe si popull i Kosovës e si komb shqiptar në përgjithësi”, thotë ajo.
Edhe ish-ushtarja e UÇK-së, Sanije Rexha, që kishte shërbyer në zonën operative të Drenicës, propozim-aktakuzën e quan si të padrejtë.
Ajo thotë se Gjykata Speciale me publikimin e propozim-aktakuzës nuk ka akuzuar vetëm dy persona, por të gjithë historinë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Si ushtare e UÇK-së mund të them lirshëm që kjo aktakuzë nuk iu ka bërë vetëm presidentit dhe kryetarit të PDK-së, por iu ka bërë të gjithë historisë sonë kombëtare, luftës së UÇK-së, heronjve kombëtarë dhe të gjithë popullit të Kosovës… Është një aktakuzë qëllimkeqe, një aktakuzë drejtpërdrejtë që i shërben shtetit kriminel serb… Nuk duhet të heshtim përballë këtyre aktakuzave që i bëhen UÇK-së, të thuash individuale kjo është absurde, këtu po akuzohet ish-Ushtria Çlirimtare e Kosovës, po akuzohen heronjtë tanë”, thotë ajo.
Ajo thotë se në mbrojtje të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të Thaçit e Veselit duhet të ngrihet i gjithë populli.
Ndërsa, ish-ushtarja Fidajete Spahiu, e njohur me nofkën “Fortesa” që ka shërbyer në zonën e Drenicës, shprehet e bindur në pafajësinë e presidentit të vendit dhe liderit të PDK-së.
E propozim-aktakuzën e quan të padrejtë, të ligë dhe që është një goditje për shtetin e Kosovës.
“Gjykata Speciale dhe qarqe të caktuara po mundohen ta njollosin Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, por nuk ka akuzë dhe gjykatë që mund ta dëmtojë dhe njollos atë, luftën që e ka bërë UÇK ishte e drejtë dhe e pastër dhe sado që të mundohen ta degradojnë ajo do të mbetet një nga periudhat më të rëndësishme të historisë së popullit shqiptar. Unë personalisht jam krenare dhe e lumtur që pata mundësinë të jem pjesë e UÇK-së… Gjykata Speciale është e padrejtë dhe unë mendoj që është edhe e njëanshme. Çdo aktakuzë e ngritur ndaj bashkëluftëtarëve tanë është e padrejtë dhe e pakuptimtë…, por unë jam e bindur në pafajësinë e presidentit Thaçi dhe kryetarit Veseli dhe të gjithë bashkëluftëtarëve tanë, që padrejtësisht po ballafaqohen me akuza të pavërteta”, thotë ajo.
Propozim-aktakuza nga Zyra e Prokurorit Special të Gjykatës Speciale ndaj Thaçit e Veselit është bërë publike me 24 qershor, pak ditë para se të mbahej takimi Kosovë-Serbi në Uashington i cili pastaj u anulua. Presidenti i vendit Hashim Thaçi, sot do të paraqitet në Hagë për intervistim./KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëProtestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Amerikanët i kërkojnë Shqipërisë kolumbianin e kokainës
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
Dy fshatra shqiptare të veriut qe tri ditë pa rrymë, shkak borxhi
Arrestohen dy persona për lëndimin e rëndë trupor të një 23-vjeçari në Ferizaj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite