LAJMI I FUNDIT:

Sa janë të sigurta maskat dhe çfarë thonë ekspertët për mbajtjen e tyre?

Sa janë të sigurta maskat dhe çfarë thonë ekspertët për mbajtjen e tyre?

Pretendimet e shpërndara në rrjetet sociale, për sa i përket përdorimit të maskës, kanë filluar të bëhen alarmante. Ndër to janë: Maskat mund të rrisin rrezikun e ‘kapjes’ së COVID-19, ato ‘shtypin’ sistemin imunitar, ato mund të shtojnë presionin në gjakun tuaj; maska mund t’ju lë pa oksigjen.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, këto spekulime nuk janë të habitshme, pas shqetësimeve që maska të jetë e detyrueshme në transportin publik, ndërsa disa po kërkojnë që të njëjtat rregulla të zbatohen në dyqane.

Pas studimit që maskat zvogëlojnë rrezikun e transmetimit të coronavirusit, profesori Venki Ramakrishnan, sugjeroi që mosbesimi i këtij rregulli është po aq anti-social, si konsumi i pijeve alkoolike gjatë vozitjes apo edhe vënia e rripit të sigurisë në veturë.


“Nëse të gjithë i bartim maskat, mund të mbrojmë vetveten”, thotë ai.

Mirëpo, skepticizmi publik qëndron ende.

A ka ndonjë provë që bartja e maskës të jetë e dëmshme? Dhe a ekziston rreziku tek njerëzit që mund të kenë probleme me frymëmarrje?

Pretendimet apo kauzat për mos-bartjen e maskës janë të lidhura disa me grupe të krishtera të ekstremit të djathtë në SHBA, të cilët refuzojnë t’i bartin ato.

Madje ata kanë organizuar protesta për “të drejtën e tyre për të marrë frymë”.

Maskat N95 barten zakonisht nga kirurgë gjatë operacioneve, ndërsa ato gjenerojnë sasi të mëdha të grimcave të ajrit.

Spekulimet e tjera lidhen me hipoksinë, ose zvogëlimin e konsumit të oksigjenit.

Një studim thotë se mbajtja e këtyre maskave mund të zvogëlojë nivelet e oksigjenit, mirëpo kjo nuk shkaktohet nga bartja normale e maskave.

Organizata Botërore e Shëndetësisë, thotë se maskat të cilat mundësojnë lehtë frymëmarrjen e njeriut nuk do të çojnë në probleme shëndetësore.

Një tjetër pretendim që qarkulloi në medie sociale ishte se bartja e një maske mund t’ju infektojë me coronavirus.

Mirëpo, epidemiologu Keith Neal nga Universiteti i Nottingham, thotë se kjo është e pakuptimtë.

“Maska ju mbron nga infektimi, nuk mund të sëmureni nëse veçse jeni prekur nga virusi”, thotë ai.

Sidoqoftë, një tjetër ekspert paralajmëron se është e rëndësishme që të pastroni maskën dhe ta përdorni vetëm një herë nëse maska është kirurgjikale.

“Grimcat mund të bllokohen në maskën e fytyrës, dhe mund të përhapen tek dikush tjetër nëse e bartni atë”, shton eksperti. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Diçka që nuk është parë kurrë: Shkencëtarët zbulojnë një ekzoplanet me erëra deri në 33 mijë kilometra në orë

Diçka që nuk është parë kurrë: Shkencëtarët zbulojnë një ekzoplanet me erëra deri në 33 mijë kilometra në orë

Botë
Trump nis zbatimin e ligjit për emigracionin, të huajt pa dokumente rrezikojnë burg

Trump nis zbatimin e ligjit për emigracionin, të huajt pa dokumente rrezikojnë burg

Amerika
Forcat ukrainase shkatërrojnë gjashtë autoblinda ruse, pamje nga aksioni me dronë

Forcat ukrainase shkatërrojnë gjashtë autoblinda ruse, pamje nga aksioni me dronë

Evropa
Trump lavdëron kryeministrin britanik ndërsa Musk kërkon burgosjen e tij - çfarë ndodh kur dy aleatë ndajnë mendime të ndryshme?

Trump lavdëron kryeministrin britanik ndërsa Musk kërkon burgosjen e tij - çfarë ndodh kur dy aleatë ndajnë mendime të ndryshme?

Botë
Ukrainasit u shtirën kinse po pësojnë humbje dhe po tërhiqen, futin në kurth rusët – i godasin rëndë me HIMARS

Ukrainasit u shtirën kinse po pësojnë humbje dhe po tërhiqen, futin në kurth rusët – i godasin rëndë me HIMARS

Evropa
Zelensky bën thirrje për unitet: Vetëm vendosmëria mund t'i ndalojë terroristët

Zelensky bën thirrje për unitet: Vetëm vendosmëria mund t'i ndalojë terroristët

Evropa
Kalo në kategori