LAJMI I FUNDIT:

Pasi vdiq, 57 vjeçari nga Malisheva konfirmohet me COVID-19

Pasi vdiq, 57 vjeçari nga Malisheva konfirmohet me COVID-19

Bazuar në rezultatet zyrtare të komunikimit të Komunës së Malishevës, me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, dje janë regjistruar tri raste të prekur me COVID-19, ku njëri prej tyre është konfirmuar pas vdekjes.

Sipas komunës së Malishevës, personi që ka vdekur në orët e para të mëngjesit të së shtunës, H.E. (1963) nga fshati Ngucat, pasi ka ndërruar jetë është konfimruar, se ka qenë i prekur edhe me COVID-19. Ky rast e shënon personin e katërt të vdekur në Komunën e Malishevës, të prekur edhe me COVID-19.

Gjendja aktuale me COVID-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: nga 90 të prekur, 76 janë shëruar, 10 janë aktiv dhe 4 persona kanë vdekur, thuhet në njoftim, përcjell Telegrafi.


Shtabi Komunal Emergjent, përsëri ju bën thirrje të gjithë qytetarëve që të zbatojnë masat dhe rekomandimet e profesionistëve shëndetësorë, për mbajtje të maskave, mbajtje të distancës, mos frekuentim të vendeve ku ka grumbuj të njerëzve dhe pastrim të shpeshtë të duarve.

“Respektimi i masave dhe i rekomandimeve, është arma e vetme për tu mbrojtur nga kjo pandemi”, ka thënë nënkryetari i Malishevës, Hajdin Berisha, në emër të Shtabit Komunal Emergjent, duke kërkuar nga të gjithë qytetarët që të respektojnë masat dhe rekomandimet e institucioneve shëndetësore. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Grenell: Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në, ishte kundër çdo ideje të propozuar nga amerikanët

Grenell: Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në, ishte kundër çdo ideje të propozuar nga amerikanët

Lajme
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Lajme
Moti për pesë ditët e ardhshme

Moti për pesë ditët e ardhshme

Lajme
Serbët për zgjedhjet në Kosovë: “E rëndësishme ta kemi dikë që lufton për ne”

Serbët për zgjedhjet në Kosovë: “E rëndësishme ta kemi dikë që lufton për ne”

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Kallas: Normalizimi i plotë i marrëdhënieve është e vetmja rrugë për Kosovën dhe Serbinë të shkojnë drejt BE-së

Kallas: Normalizimi i plotë i marrëdhënieve është e vetmja rrugë për Kosovën dhe Serbinë të shkojnë drejt BE-së

Lajme
Kalo në kategori