E njohur për një kohë të gjatë si një bastion i një sistemi bankar të veçantë, të sigurt, Zvicra së shpejti do t’i ofrojë të pasurve të botës një zgjedhje tjetër për ruajtjen e pasurive të tyre: “kasafortat shkëmbore” të gdhendura në ultësirat e Alpeve.
Sipas Bloomberg, përcjell Telegrafi, ideja vjen nga sipërmarrësit në Zvicrën qendrore, për një vend rreth 25 milje në jugperëndim të Lucernit.
“Dhoma juaj e thesarit në një masiv të fortë shkëmbi”, thotë Bruenig Mega Safe AG, firma që ndërton kasafortat, në faqen e saj të internetit – është “vendi i sigurt për ruajtjen e pasurive tuaja dhe të dhënave të ndjeshme”.
Një iniciativë e tillë, siç vlerësohet më tej vjen pasi të pasurit e botës po kërkojnë gjithnjë e më shumë siguri pasi pandemia ka tronditur tregjet.
Ndërsa disa kanë frikë nga një recesion global ose nga katastrofa natyrore, të tjerët po kërkojnë të shmangin depozitat bankare pasi “normat negative” të interesit i detyrojnë huadhënësit mbajtjen e parave të gatshme.
“Kasafortat” zvicerane do të jenë nga 100 metra kub deri në disa herë më të mëdha dhe me lartësi deri në 90 metra, sipas faqes së internetit.
Muret shkëmbore sigurojnë një lagështi relative të vazhdueshme prej 40% dhe temperaturë 12 gradë celsius (53.6 gradë Fahrenheit).
Çmimet fillojnë nga 500,000 dollarë dhe më shumë.
Përveç ruajtjes së sendeve me vlerë, siç janë vepra arti, ari, certifikata aksionesh apo edhe makina klasike, ato po vlerësohen “ideale si një vend për aktivitete që duhet të plotësojnë kërkesa të larta sigurie”, tha firma.
Projekti është duke u bërë në bashkëpunim me Gasser Felstechnik AG, një kompani që specializohet në inxhinieri shkëmbore dhe ndërtime nëntokësore.
Siç thuhet më tej, Bruenig Mega Safe është në bisedime me rreth një duzinë klientë të mundshëm, përfshirë galeritë e artit dhe individë të pasur.
Pronarët e “kasafortave” janë përgjegjës për koston e ndërtimit, ndërsa kompania do të ofrojë shërbime, siguri dhe shërbime të tjera, sipas faqes në internet.
Ndërkohë konsumatorët do të kenë qasje gjatë gjithë ditës përmes një tuneli mjaft të madh për të akomoduar edhe kamionë.
Ndërsa interesi më i madh deri më tani ka ardhur nga qytetarë dhe firma zvicerane, kompania ka thënë se po kërkon gjithashtu të tërheq klientë nga qendrat e pasurisë si Hong Kongu dhe Singapori.
Puna është planifikuar të fillojë në fillim të vitit të ardhshëm, dhe “kupolat” e para duhet të jenë në dispozicion rreth 18 muaj më vonë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëHypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
ATK: Vazhdon trendi rritës i të hyrave tatimore, 356.5 milionë euro të hyra vetëm për periudhën janar-prill 2024
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Me çka e shijon bukën ma s'shumti edhe pse bash me sugjukun Meka?
Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe