E rrethuar mes fotografive që i sjellin kujtimet me bashkëshortin Halimin, djemtë Artanin, Armendin, Ardianin dhe Edmondin, jeton e vetmuar zonja Ferdonije Qerkezi. Shumë e zhgënjyer që ende askush nuk u dënua për krimet që forcat serbe i kryen ndaj familjarëve të saj nëna Ferdonije e konsideron të padrejtë aktakuzën ndaj ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që luftuan vetëm për lirinë e vendit.
Qerkezi, ndërsa rrëfen për 27 marsin e vitit 1999 kur nga shtëpia forcat serbe ia rrëmbyen bashkëshortin dhe katër djemtë e saj, thotë se pala ndërkombëtare me popullin e Kosovës po sillet sikur me një “kukull”.
Ferdonije Qerkezi e cila ende nuk di asgjë për fatin e bashkëshortit të saj dhe 2 djemve, Armendin dhe Ardianin, shprehet se përkundër shumë deklaratave dhe dëshmive të dhëna ende askush nuk u vu para drejtësisë për të këqijat që i ndodhën familjes së saj.
“Krimet që na i kanë bërë ‘shkijet’ (serbët) që mi kanë marr bashkëshortin dhe 4 djemtë m’i ka zhdukur dhe nuk e di se ku i kam sot për dy i di Artanin dhe Edmondin që m’i kanë kthyer trupat, ndërsa për bashkëshortin Halimin dhe Armendin dhe Ardianin jo. Nuk janë marrë parasysh dënimet e ‘shkijeve’ hiq.. As nuk ka bërë EULEX-i na i ka fshirë dokumentet, as UNMIK-u… Pala ndërkombëtare është kah sillet me ne sikur me një kukull që luan me të, ‘shkijet’ (serbët) është duke i përkëdhelur fortë ne i kemi dhënë me mija deklarata me mija dëshmi i kam dhënë nuk ka qime të flokut çka kam folur dhe çka kam dhënë. Ata janë duke ia mbajtur krahun ‘shkijeve’ (serbëve) se ku është çështje kështu që po i mbrojnë kaq fortë as unë nuk po marr vesh. Neve edhe ndërkombëtarët po na dëmtojnë shumë”, theksoi Qerkezi.
Për punën dhe vetë Gjykatën Speciale ajo thotë se është një gabim i madh. E mllefosur mes lotësh nëna të cilës paramilitarët serbë ia vranë bashkëshortin dhe katër djemtë thotë se bashkësia ndërkombëtare po bënë gabime derisa po tenton t’i dënojë çlirimtarët e Kosovës.
Ajo kërkon nga pala ndërkombëtare që t’i bëjë më shumë presion që të tregojë për vendndodhjen e mijëra të zhdukurve në Kosovë që ende nuk dihet për fatin e tyre.
“Gjykata Speciale për mendimin tim gabim shumë pse në vend që me i dënua ‘shkijet’ (serbët) se çka na kanë bërë neve që na kanë zhdukur më së pari familjen time, e kanë vrarë deri fëmijën në bark…E tash ata po shikojnë për t’i dënuar ushtarët tanë që e kanë mbrojtur vendin e vetë dhe popullin e vetë e kështu që edhe bashkësia ndërkombëtare është kah punon gabimisht total… Ndërkombëtarët duhet t’i bëjnë presion Serbisë ‘shkijeve’ të Serbisë që na kanë zhdukur na kanë vrarë na kanë djegur, ka familjet që janë djegur komplet në shtëpi ata po i shuajnë kjo duhet me dal në shesh për çka kanë zhdukur, vrarë dhe djegur. Duhet me i gjet kriminelët se ata krejt i dimë me emër dhe mbiemër tek në Gjakovë i njohim se ata kanë qenë të Gjakovës” , u shpreh nëna Ferdonije.
Në qytetin e Gjakovës, përveç djemëve dhe bashkëshortit të Ferdonije Qerkezit, forcat serbe kanë vrarë e zhdukur edhe shumë qytetarë të tjerë.
Afrim Dervishi tash e 21 vite nuk di asgjë për fatin e vëllait të tij i cili ende vazhdon të jetë i zhdukur.
“Unë e kam vëllain Ilir Riza Dervishi është i zhdukur ende dhe katër kushërinj të parë të mi të kanë qenë bashkërisht janë të vrarë civil të pafajshëm të cilët kanë qenë duke kaluar me familjet e tyre të deportuar me dhunë nga serbët dhe ushtria e rregullt serbe janë larguar nga shtëpitë e tyre dhe rrugës janë ndarë burrat nga gratë dhe që atë kohë deri në vitin 2004 kanë qenë të gjithë të zhdukur, ndërsa në vitin 2004 janë identifikuar katër, ndërsa vëllai ende është i zhdukur”, tha ai.
Dervishi në një rrëfim për KosovaPress e quan absurd të kohës që ushtarët e UÇK-së po tentohet të barazohen me çetniket serbë që kanë kryer krime të papara ndaj popullit shqiptar.
Ai thotë ashtu siç edhe mbante emrin, UÇK ishte themeluar për çlirimin dhe ekzistencën njerëzore të popullit shqiptar në Kosovë.
“Të përfshihet UÇK-ja në krime lufte është një absurd i kohës, sepse Ushtria Çlirimtare e Kosovës nga vetë emri i saj ka qenë për çlirimin dhe mos të them për ekzistencën njerëzore të popullit shqiptar në Kosovë. Ata kanë luftuar vetëm të ekzistojmë sepse kemi qenë drejt një shfarosje, ndërsa krimet serbe janë të papara…Të barazohet me çetnikët serbë është absurdi i kohës”, theksoi Dervishi.
Më 24 qershor të këtij viti Zyra e Prokurorit të Specializuar ka njoftuar se ka ngritur propozim -aktakuzë ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli për krime kundër njerëzimit. Lajmi për këtë aktakuzë erdhi pak ditë para se të mbahej takimi Kosovë-Serbi në Shtëpinë e Bardhë. Kreu i shtetit u njoftua derisa po udhëtonte drejt Uashingtonit, derisa më pas ky i fundit e anuloi pjesëmarrjen e tij. E këtë të hënë kreu i shtetit, Hashim Thaçi është ftuar për intervistim nga prokuroria e Hagës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Mickoski për Ditën e Alfabetit Shqip: Vendimi i Kongresit të Manastirit nuk ishte vetëm gjuhësor, por edhe kulturor
Mbahet seanca gjyqësore për rastin “Kobra”, ai thotë se nuk ndihet fajtor
Arrestohen 18 persona në Prizren për bixhoz të paligjshëm dhe armëmbajtje pa leje
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje