LAJMI I FUNDIT:

Abraham u rikthye te goli pas 11 ndeshjeve, por i aktivizohet klauzola dhe i vazhdohet automatikisht kontrata me Chelsean

Abraham u rikthye te goli pas 11 ndeshjeve, por i aktivizohet klauzola dhe i vazhdohet automatikisht kontrata me Chelsean
Tammy Abraham. (Photo by Michael Regan/Getty Images)

Tammy Abraham është njëri nga sulmuesit më të talentuar në Ligën Premier, ku pati një sezon fantastik deri më tani me Chelsean.

Sulmuesi anglez shënoi 13 gola në fillim të edicionit, por goli i fundit erdhi më 11 janar të këtij viti.

Për Abraham kishin kaluar 11 ndeshje pa shënuar gol, ku në tetë nga to luajti dhe në tri mungoi shkaku i lëndimit.


22-vjeçari u rikthye te goli në takim ndaj Crystal Palace, gol që ishte vendimtar për fitoren e Chelseat ndaj rivalit lokal 2-3.

Por ajo që është interesante është se goli ndaj Palace ia ka vazhduar automatikisht kontratën Abrahamit me klubin londinez.

Tammy Abraham. (Photo by Peter Cziborra/Pool via Getty Images)

Lojtari ka kaluar numrin e 15 golave me ekipin e parë të Chelseat dhe kjo i ka vazhduar atij kontratën për një vit, deri në vitin 2023.

Kontrata e fundit kur Abraham e kishte nënshkruar me Chelsean ishte pesë vjeçare në vitin 2017, ndërsa golat ia shtuan atij edhe një vit në Stamford Bridges.

Gjithsesi për golin ndaj Palace dhe kontratën e lojtarit ka folur edhe trajneri i Chelseat, Frank Lampard.

“Është shumë e rëndësishme që Abrahm shënoi, pasi ai ishte i dëshpëruar për gola”, deklaroi Lampard.

“Ai nuk kishte shënuar një kohë të gjatë për shkak edhe të lëndimit që kishte, por ky gol i jep atij besim. Unë jam shumë i kënaqur me të”.

Përkundër vazhdimit automatikisht të kontratës, lojtari dhe klubi po diskutojnë për një kontratë të re e cila do ta mbante atë në Stamford Bridges deri në vitin 2025, natyrisht me pagë më të lartë pasi anglezi aktualisht fiton 50 mijë funte në javë.

Tammy Abraham. (Photo by Justin Tallis/Pool via Getty Images)

“Sa i përket kontratës së tij si klub mendoj që nuk jemi në nivel kritik. Tani i mbetet klubit dhe atij të vendosin për të”.

“E di që tani kontrata e re nuk është në mendjen e Abraham, pasi ai është i fokusuar në fundin e sezonit për t’i arritur objektivat e klubit”, deklaroi Lampard.

Abraham është duke kaluar sezonin e tij të parë me Chelsean, pasi ai më parë kishte tri huazime.

Lojtari ishte huazuar te Bristol City, Swansea dhe Aston Villa ku kishte shënuar gola vazhdimisht para se të rikthehej në Stamford Bridges për tu bërë sulmuesi kryesor i Chelseat. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ndërkombëtare
Notat e lojtarëve, Ukrainë 1-2 Shqipëri: Ismajli dhe Manaj me paraqitje fantastike

Notat e lojtarëve, Ukrainë 1-2 Shqipëri: Ismajli dhe Manaj me paraqitje fantastike

Kombëtarja e Shqipërisë
Sylvinho i kënaqur me angazhimin e lojtarëve dhe përmbysjen e rezultatit ndaj Ukrainës

Sylvinho i kënaqur me angazhimin e lojtarëve dhe përmbysjen e rezultatit ndaj Ukrainës

Kombëtarja e Shqipërisë
“E kemi fajin edhe ne”, trajneri Lucescu për sharjet e tifozëve dhe vërshëllimin e himnit

“E kemi fajin edhe ne”, trajneri Lucescu për sharjet e tifozëve dhe vërshëllimin e himnit

Përfaqësuesja e Kosovës
Kroos bëhet viral në internet me postimin e tij pasi Ronaldo shënoi golin e 900-të në karrierë

Kroos bëhet viral në internet me postimin e tij pasi Ronaldo shënoi golin e 900-të në karrierë

Ndërkombëtare
Shqipëria me përmbysje spektakolare ndaj Ukrainës merr tri pikët e para në Ligën e Kombeve

Shqipëria me përmbysje spektakolare ndaj Ukrainës merr tri pikët e para në Ligën e Kombeve

Kombëtarja e Shqipërisë
Kalo në kategori