LAJMI I FUNDIT:

Virologia kineze pretendon se Pekini mbuloi shpërthimin e coronavirusit, për t’a shpëtuar kokën u detyrua të arratiset: E di si i trajtojnë ata që flasin të vërtetën

Virologia kineze pretendon se Pekini mbuloi shpërthimin e coronavirusit, për t’a shpëtuar kokën u detyrua të arratiset: E di si i trajtojnë ata që flasin të vërtetën

Një virologe e respektuar kineze pretendon se qeveria kineze mbuloi shpërthimin e coronavirusit, dhe madje thotë se është detyruar të arratiset nga Hong Kongu sepse e di mirë se si atje i trajtojnë ata që flasin të vërtetën.

Dr Li-Meng Yan, e specializuar në virologji dhe imunologji në shkollën e Shëndetit Publik në Hong Kong, thotë se Pekini e dinte për novelën e coronavirusit para se ta bënte atë zyrtare, transmeton Telegrafi.

Duke folur gjatë një interviste dhënë Fox News, ajo gjithashtu tha se mbikëqyrësit e saj – ku disa prej tyre janë top ekspertë në fusha të tyre, kishin njohuri për hulumtimin që ajo e kishte filluar nga fillimi i shpërthimit i COVID-19, që më vonë doli të jetë pandemi globale.


Ajo beson se hulumtimi i saj për coronavirusin ka mundur të shpëtojë jetë njerëzish, madje ka rrezikuar jetën e saj duke ikur për në SHBA për të treguar rrëfimin e saj, duke ditur se më ekzistojnë shumë pak gjasa që ajo mund të rikthehet në Hong Kong.

Ajo ende beson se së bashku me kolegët e saj e kanë për obligim t’i tregojnë botës për hulumtimin e saj – por deri më tani asnjë veprim nuk është ndërmarrë lidhur me këtë.

Yan thotë se ishte një nga shkencëtaret e para që ka studiuar coronavirusin që më pas u bë i njohur si COVID-19, dhe madje pretendon se në fund të dhjetorit të vitit të kaluar i është kërkuar nga mbikëqyrësit në Universitet – Dr. Leo Poon – të hulumtoj copëzat të pazakonta të ngjashme me ato të SARS-it në Kinë.

“Kina ka refuzuar t’i lejoj ekspertë nga jashtë vendit përfshirë edhe ata nga Hong Kong të kryejnë hulumtime në Kinë”, tha ajo për Fox News, duke shtuar se kjo e bëri edhe më kurioze për të kërkuar nga miqtë më shumë informata.

Një mik që ajo e kishte kontaktuar ishte shkencëtar në Qendrën për Kontroll dhe Parandalim së Sëmundjeve në Kinë, që sipas saj kishte informacione të dorës së parë lidhur me atë që po ndodhte në Wuhan.

Ai i kishte treguar për një virus që bartet nga një njeri tek tjetri, pak kohë para se Kina dhe OBSH të pranonin për ekzistencën e COVID-19. E kur i tregoi mbikëqyrësve se çfarë i kishte treguar një mik, ata e kishin urdhëruar që të vazhdojë me hulumtimin e saj.

Më 9 janar, OBSH-ja lëshoi një komunikatë në të cilën thuhet se “sipas autoriteteve kineze, virusi mund të shkaktoj disa sëmundje tek disa pacientë dhe nuk bartet shpejtë nga një njeri te tjetri.

Pas këtij momenti, personat që e informonin filluan të heshtin në veçanti ata në Wuhan, derisa disa tjerë e këshillonin që të mos bisedojë për këtë.

Megjithatë, një nga burimet e saj i kishte thënë se numrat e rasteve të bartjes së virusit nga një njeri te tjetri po rriten me shpejtësi të madhe, por kur këto gjetje i raportoi të mbikëqyrësit asaj i thanë të heshtë dhe të jetë e kujdesshme.

“Ata më paralajmëruan që të mos e prekë vijën e kuqe”, tha Yan për Fox News duke iu referuar qeverisë kineze, ku ndër tjera i thanë se “do të futet në telashe dhe se do të zhduket”. /Telegrafi/

Watch the latest video at foxnews.com

Në trend Botë

Më shumë

"Disa njerëz u vranë këtu, brenda zyrës sonë": Zelensky zbulon se si u përpoqën ta vrisnin në pallatin presidencial

Botë
Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?

Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?

Botë
Zelensky jep versionin e tij rreth telefonatës me Donald Trump

Zelensky jep versionin e tij rreth telefonatës me Donald Trump

Botë
Egjipti dhe Jordania theksojnë 'unitetin' për Gazën, bëjnë thirrje për rindërtim pa zhvendosje

Egjipti dhe Jordania theksojnë 'unitetin' për Gazën, bëjnë thirrje për rindërtim pa zhvendosje

Botë
BE thotë se do të përgjigjet me “kundërmasa të forta dhe proporcionale” ndaj tarifave të shpallura nga Trump

BE thotë se do të përgjigjet me “kundërmasa të forta dhe proporcionale” ndaj tarifave të shpallura nga Trump

Botë
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Hegseth: Ukraina nuk mund të kthehet në kufijtë e vitit 2014

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Hegseth: Ukraina nuk mund të kthehet në kufijtë e vitit 2014

Evropa
Kalo në kategori