Seanca për rishikimin e buxhetit për vitin 2020, ka përplasur Lëvizjen Vetëvendosje dhe PDK-në.
Deputetët e dy partive më të mëdha opozitare kanë hedhur akuza e kundërakuza përkitazi me qëndrimet rreth rishikimi të buxhetit për vitin 2020.
Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Liburn Aliu, ka kritikuar deputetët e PDK-së duke thënë se këta të fundit nëpër seanca kanë pozicion oportunistë, derisa në fund përsëri votojnë.
“Sa i përket kolegëve nga Partia Demokratike, pozicioni oportunistë i kritikës dhe në fund i votimit na kujton edhe të kaluarën kemi pasur situate të tilla edhe me LDK-në edhe me PSD-në edhe me krejt por ky qëndrim oportunistë nuk sjell ndonjë dobi. Ne po e dimë që ky buxhet qon në shkatërrim dhe në rëndim të më tejmë të situatës por megjithatë do ta votojmë sepse populli mendon që kanë me hekë më keq, ky është mashtrim”, ka thënë ai, njofton kp.
I menjëhershëm ishte reagimi i deputetit nga PDK, Uran Ismaili i cili ka thënë se vota e sotme e buxhetit, do të bëhet për “hir” të qytetarëve.
“Ne e thamë disa herë që vota jonë që është sot është votë për qytetarin, mirëpo deputeti Aliu e konsideroj që kjo votë është oportuniste por nuk e kishte një qasje të tillë kur ne e votuam kërkesën e Qeverisë Kurti. Edhe sot jemi në situatë të njëjte ku konsiderojmë që si opozitë nuk kemi pozitë ndaj formacioneve politike në dëm të qytetarëve”, ka thënë ai.
Prapë ka reaguar deputeti i VV-së, Liburn Aliu, duke ia rikujtuar Ismailit se kanë votuar vetëm shtyrjen e afatit për 1 muaj për buxhetin, ndërsa shtoi se buxhetin e Qeverisë Kurti nuk e kanë votuar.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLansohet Brainhero: Platforma AI që zhvillon kreativitetin e fëmijëve
"Holiday In Resort 2", Shëngjin - Investimi më i zgjuar që do të bëni
Kompania Turistike Shpejtimi ofron nisje çdo ditë në drejtim të Shëngjinit dhe Velipojës
Deri në 1 mijë euro për familje për të mbështetur instalimin e sistemit për energjinë e ripërtëritshme - hapet thirrja
“Dukagjini” dhe “Pearson” mbajtën trajnim për mësimdhënësit e gjuhës angleze, pjesëmarrja masive dëshmoi përkushtim për mësim cilësor
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Tifozët janë të shokuar pasi mësuan çmimin që Aston Villa po e kërkon për Coutinhon
Teuta Krasniqi flet për ankthin dhe depresionin që përjetoi pas ndarjes nga Blero
Pas ndarjes nga Xhensila, Bes Kallaku në një lidhje të re dashurie me ish-konkurrenten e “Përputhen”?
Southampton triumfoi në ndeshjen që vlen më shumë para se finalja e Ligës së Kampionëve - shuma që fitoi është e jashtëzakonshme
Kaluan natën së bashku - Ilnisa Agolli ndan një moment nga shtrati me Meritonin
Shpjegohet pse Chelsea nuk do të "pranojë automatikisht" vendin në Ligën e Konferencës