LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj – Stublla: Me Kroacinë mike në krah, rrugëtimi euro-atlantik është shteg më i sigurt

Haradinaj – Stublla: Me Kroacinë mike në krah, rrugëtimi euro-atlantik është shteg më i sigurt

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj – Stublla, ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me homologun e Kroacisë, Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Çështjeve Evropiane, Gordan Grlić Radman.

Me këtë rast Haradinaj- Stublla ka vlerësuar lartë angazhimin e Kroacisë për Kosovën.


“Kroacia ka qenë gjithmonë shtyllë përkrahjeje dhe miqësie për Kosovën. Me kombin kroat na lidhë historia, e tashmja dhe ardhmja. Kur Kroacia ka qëndruar e fortë, edhe ne kemi qenë më të fortë”, ka deklaruar Haradinaj-Stublla.

Duke kujtuar rrugëtimin e Kroacisë në strukturat euro-atlantike Haradinaj-Stublla është shprehur se ky proces mund të shërbej si mostër për Republikën e Kosovës.

“Rrugëtimi euro-atlantik i Kroacisë, ka qenë dhe është udhërrëfyes për Kosovën. Me Kroacinë mike në krah, ky shteg është më i sigurt”, është shprehur ministrja Haradinaj – Stublla.

Me këtë rast Haradinaj – Stublla ka uruar homologun e saj kroat për fitoren e zgjedhjeve së cilës i takon ai (HDZ). /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

Lajme
Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e

Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e "Ozempic" pa recetë të mjekut - Spitali i Gjilanit raporton për tre raste me efekte të dyshimta nga përdorimi i tij

Shëndetësi
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Viti, vidhet një kasafortë me para

Viti, vidhet një kasafortë me para

Kronika e Zezë
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori