LAJMI I FUNDIT:

Ministrja Bajrami shpalos planet për përkrahjen e sektorit privat pas pandemisë

Ministrja Bajrami shpalos planet për përkrahjen e sektorit privat pas pandemisë

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami mori pjesë në një forum virtual me biznese të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, gjatë të cilit u diskutua mbështetja për sektorin privat dhe bizneset të cilat janë goditur më së shumti nga pandemia COVID-19.

Ministrja e Financave dhe Transfereve, Hykmete Bajrami tha se Ministria e Financave po pret aprovimin e buxhetit të rishikuar nga ana e Kuvendit ashtu që të mund të ekzekutojë mjetet e parapara në pakon emergjente fiskale si dhe në pakon e rimëkëmbjes.

Bajrami sqaroi se Pako e Rimëkëmbjes përfshin edhe lehtësimin në qasjen e bizneseve në financa përkatësisht.


“Tek Pakoja për Rimëkëmbje Ekonomike jemi fokusuar shumë tek qasja në financa dhe instrumente të tilla prej të cilave bizneset mund të përfitojnë bazuar në parimet dhe kriteret e njëjta por edhe ky përfitim mund të jetë shumë afatgjatë. Jemi duke punuar me Fondin për Garanci Kreditore që të hapen disa dritare për disa sektorë. Ne kemi marrë përgjegjësinë që gjatë këtij viti dhe vitit tjetër ta rrisim kapitalin e Fondit për Garanci Kreditore deri në 100 milionë euro dhe mbulueshmëria e rrezikut për këto kredi të jetë deri në 80%. Gjithashtu si Qeveri gjatë kohës së pandemisë ne do të bartim komplet tarifën  të cilën e ngarkon Fondi për Garanci Kreditore”, tha Bajrami.

Ajo shtoi se me vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, qytetarët do të kenë mundësinë që në mënyrë vullnetare të tërheqin 10% nga mjetet e tyre të kursyera të fondit pensional.

Ministrja Bajrami tha se sektori i teknologjisë së informacionit do të ketë vëmendjen e Qeverisë për shkak të mundësive të shumta që ofron ky sektor për punësimin e rinisë së Kosovës.

Ajo sqaroi më tej se është krijuar një grup punues për përpilimin e udhëzimit administrativ për pushimet tatimore për investimet e reja, ndërsa në të njëjtën kohë në ditët në vijim do të përpilohet edhe kalendari i akcizës, i cili do të rriste parashikueshmërinë në mesin e bizneseve që i nënshtrohen detyrimeve të akcizës, ndërsa me qëllim të përkrahjes së sektorit të gastronomisë po rishikohet propozimi i komuniteti të biznesit për ulje të tatimit mbi vlerën e shtuar nga 18% në 8%. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” -  vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

“Urdhëro Hykmete, skena për ty” - vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

Ekonomi
Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?

Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?

Ekonomi
Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin

Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
Kalo në kategori